Topalli e Berisha urojnë besimtarët për Kurban Bajramin

Kryetarja e Kuvendit , Jozefina Topalli ka zhvilluar një vizitë në Medresenë e Tiranës për të uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. Kryetarja e Parlamentit tha se dita e sotme është e shenjtë, dhe nuk kërkon vetëm fjalë të mira, por edhe vepra të mira. "Kjo është një ditë e shenjtë. Sot nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por duhen vepra dhe gjeste të mira. Sot duhen veprime të mira", theksoi ajo.
Edhe kryeministri Sali Berisha ka uruar gjithë besimtarë muslimanë për festën e Bajramit nga xhamia e Pogradecit. "Uroj të gjithë besimtarët muslimanë në ditën e Kurban Bajramit, në këtë ditë sublime. Sot është dita e besimit te Zoti , familja dhe shoqëria", tha ai.
Kreu i qeverisë tha se dita e Kurban Bajramit vitin e ardhshëm do jetë me ëndrra të realizuara .