Muslimanët, sot votimi për kryetarin e Komunitetit te tyre
Mbledhja është caktuar në Kavajë, rrethi me shumicë myslimane dhe merite të kësaj feje, që i ndjek deri në fanatizëm. Ky është vendi ku "parlamenti" mysliman do të zgjedhë njëzëri kreun e tij të ri për një mandat 5-vjeçar
TIRANE -Pritet të zhvillohet në tone të ashpra, mbledhja e sotme Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman. Mbledhja është caktuar në Kavajë, rrethi me shumicë myslimane dhe merite të kësaj feje, që i ndjek deri në fanatizëm. Ky është vendi ku "parlamenti" mysliman do të zgjedhë njëzëri kreun e tij të ri për një mandat 5-vjeçar. Pavarësisht se kandidati më i fortë është "një i vjetër", i mëparshëm në këtë post; Selim Muça. Kundërshtarët e tij, të konsideruar si "të rinjtë" e këshillit të myftinive, kanë paralajmëruar protesta, madje kanë deklaruar se kanë marrë leje për zhvillimin e tyre para Medresesë në Kavajë, ku do të mbahet mbledhja. Në xhamitë ku bëhen faljet, besimtarët janë njoftuar se nisja për këto protesta do të bëhet nga Tirana me autobusë, rreth orës 8:00 të mëngjesit, ndërsa pritej që në Kavajë të grumbulloheshin besimtarë të tjerë myslimanë nga rrethet. Pas një mandati 5-vjeçar, Selim Muça propozoi sërish veten e vet, çka solli edhe daljen në shesh të një përçarjeje të fortë mes "të rinjve" dhe "të vjetërve" në këtë komunitet. Muça nuk kishte pranuar asnjëherë gjatë mandatit të mëparshëm të fliste për një komunitet të përçarë, dhe as që ka pranuar ndonjëherë se në gjirin e besimtarëve të tij ka rryma kundër njëra-tjetrës.
(d.b/BalkanWeb)