E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtohen edhe këtë muaj fruta-perimet

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, per nje jave jane shënuar përsëri rritje në shumicën e artikujve të konsumit të përditshëm ushqimor, fruta e perime. Në tregjet e shumicës 9 artikuj kanë pesuar rritje çmimi 

TIRANE-Java nga 9 deri në 15 mars, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, ka shënuar përsëri rritje në shumicën e artikujve të konsumit të përditshëm ushqimor, fruta e perime. Sipas këtyre statistikave, në tregjet e shumicës, në kulturat perimore, nga prodhimet e vendit, në 14 artikuj, 9 prej tyre kanë rritje çmimi, si speci kapi me 40 lekë/kg, kungulli me 34 lekë/kg, trangulli me 9 lekë/kg, domatja cilësi e dytë me 8 lekë/kg etj. 3 artikuj kanë ulje çmimi, si lulelakra me 19 lekë/kg, hudhra e njomë me 3 lekë/kg dhe spinaqi me 1 lek/kg. Ndër 15 artikuj frutorë të importit që gjenden në tregjet vendase, 6 prej tyre kanë ulje çmimi, si shega me 22 lekë/kg, kumbulla me 12 lekë/kg, gështenja e shalqiri me 3 lekë/kg etj. Rritje çmimi kanë 9 artikuj, si banania me 18 lekë/kg, bostani me 14 lekë/kg, rrushi me 13 lekë/kg, ananasi me 7 lekë/kg, ftoi me 6 lekë/kg, molla me 5 lekë/kg etj.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›