Musliu kërkon zyrë të Kosovës në Luginën e Preshevës

Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka kërkuar nga Qeveria edhe Kuvendi i Kosovës që të hapin një zyrë në Luginën e Preshevës.
Ai ka shprehur zhgënjimin me ligjvënësit e Kosovës të cilët kanë miratuar Rezolutën për Luginën e Preshevës pa e futur në të kërkesën për hapjen e një zyre në Bujanoc./Indeksonline/