E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova-prapë krahinë në kushtetutën e Serbisë!

Marko Gjuriq, këshilltar i kryetari serb Tomislav Nikoliq thotë se “Serbia do të miratojë ligjin kushtetues me të cilin do të rregullohet pozita e krahinës autonome në kuadër të Serbisë dhe do të legalizojë kompetencat që krahina aktualisht i kryen” .

"Në mënyrë që t’i zbatojmë të gjitha marrëveshjet në fushën e gjyqësisë e të policisë, e edhe komptencat politike që Prishtina akualisht dhe pa pëlqimin tonë i kryen, ne duhet të miratojmë ligjin kushtetues me të cilin do të rregullojmë lidhjen e Beogradit e të Prishtinës në mënyrën si është paraparë në preambulë", ka thënë këshilltari i kryetarit serb, njofton RTS.

Marko Gjuriq thosë se Serbia do të vazhdojë së financuari institucionet serbe në Kosovë derisa të vendoset institucioni i bashkësisë së komunave serbe. Ai ka shtuar se bashkësia serbe që nga sot fillon funksionimin formal në fazën përgatitore dhe tash, sipas tj, ato nuk mund të quhen më ilegale ./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›