Mbi një mijë shqiptarë përkrahën dje Erdoganin

Në tubimin e djeshëm të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan në Stambull, morën pjesë mbi një milionë njerëz, në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
Pos pankartave në përkrahje të Erdoganit, ata mbanin edhe flamujt kombëtar kuq e zi si dhe flamuj të Kosovës.
“Ne jemi shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë këtu në Turqi. Kemi ardhur nga viset e ndryshme të vendit Ankara, Edena, Izmiri.. etj, për t’u solidarizuar me kryeministrin Erdogan dhe protestuesit turq për një Turiqi demokratike”, ka deklaruar për Presheva Jonë, një student shqiptar i Kosovës. /Indeksonline/