Çelet Ramushi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën për herë të parë ka folur hapur për mundësinë e lidhjes së një koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Kryeministrit aktual, Hashim Thaçit.
Haradinaj të enjten u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, derisa të hënën në ditën e parë të punës mblodhi strukturat e partisë së tij për t’u treguar se ka ndërmend të hyjë në Qeveri.
Për këtë, ai tha se po hartohet një plan.
“Ne jemi të interesuar edhe në marrjen e përgjegjësive në qeverisje në të ardhmen, kemi një projekt ideor të padefinuar, do ta zhvillojmë në kohë”, tha Haradinaj.
“Jemi duke e zhvilluar një projekt të marrjes së përgjegjësive, nuk e kemi të përfunduar, jemi në zhvillim e sipër. Sapo të kemi informata, do të jem transparent ndaj qytetarëve të vendit”.
Mundësia për një koalicion mes PDK’së dhe AAK’së ka kohë që përflitet në opinion, shumëçka u sqaruar kur AAK dërgoi Blerim Shalën si Koordinator Politik në dialogun me Serbinë, derisa deklaratat e fundit të liderit të kësaj partie pothuajse nuk lënë asnjë dyshim për drejtimin që po merr kjo çështje.
Por si do të duket koalicioni PDK-AAK?
Tekstin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...