Mustafa: Ka ardhur koha që Kosova t’i kryejë punët e veta

Prishtinë, 5 gusht – Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të hartojë një strategji nacionale për të udhëhequr vendin dhe të bëjë më shumë për investitorët potencialë në Kosovë. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, kreu i kësaj organizate që lobon për çështjen shqiptare në shtetin më të fuqishëm të botës në SHBA, ka thënë se ka shumë biznesmenë amerikanë me prejardhje shqiptare që do të donin të investonin në Kosovë, por ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. “Ka shumë shqiptaro-amerikanë që do të donin të vinin për të investuar në Kosovë. Pak nga ta e kanë bërë tashmë këtë, por ende shumë hezitojnë. çdokush dëshiron një lloj sigurie për investimin e tij dhe këtë shumë shqiptaro-amerikanë që kanë dëshirë të investojnë këtu ende nuk e ndiejnë”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për investime të vogla, andaj siguria për investitorët amerikan duhet të jetë e madhe, sepse edhe investimet që duhet t`i bëjnë duhet të jenë të mëdha.
Sipas tij, korrupsioni është sfida më e madhe në këtë periudhë. “Njerëzit këtu kanë sakrifikuar shumë, kanë humbur të afërmit, kanë humbur pjesët e trupit dhe ata e meritojnë një të ardhme të ndritshme. Ata nuk duhet udhëhequr nga krimi dhe korrupsioni. Krimi dhe korrupsioni janë dy sfidat më të mëdha që duhet t`i kalojë Kosova. Ky vend është shumë i vogël për t`i lejuar vetes që të humbë investitorë për shkak të korrupsionit, që t`i lejojë vetes të humb para. Korrupsioni është vërtet sfidë e madhe dhe duhet përballur. Qeveria duhet të fillojë të veprojë dhe me vepra të mbështesë deklaratat kundër këtij krimi”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ika treguar “Kohës Ditore”, Këshilli mabn kontakte të rregullta me sekretaren Clinton, me zëvendësin e saj James Steinberg, me përgjegjësin për Evropën, Philip Gordon, me asistentin e sekretarit Stuart Jones, pra me të gjithë zëvendësit dhe me të gjithë deskun.
Jemi më fat, se djali i zëvendëspresidentit Joe Biden ka punuar në Kosovë dhe zëvendëspresidenti është shumë i lidhur me Kosovën, pra që nga zëvendëspresidenti, nëpërmjet sekretares Clinton dhe me gjithë Departamentin e Shtetit deri në hallkën më të ulët kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Pastaj mbajmë marrëdhënie të mira me organizatat e ndryshme hulumtuese nga shoqëri civile. Këto janë organizata me shumë ndikim sepse e krijojnë opinionin.
Ai po ashtu ka rikujtuar se njerëzit si ambasadori Wisner, Norton Abramowich, Sorren Jessen Petresen, Janusz Bugajski dhe të tjerë, janë njerëz që kanë qenë të involvuar në çështjet shqiptare tashmë një kohë të gjatë. Ata e përkrahin çështjen shqiptare dhe kanë ndikim tek strukturat vendimmarrëse, andaj ministrat tanë duhet të takohen me ta (Intervista e gjerë, sot në “Koha Ditore”)