E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Ndikimi i krizes ekonomike eshte i theksuar

by Luljeta Krasniqi

RADIO EVROPA E LIRE

Zoti Mustafa, institucione te ndryshme ekonomike, sikurse vendore ashtu dhe nderkombetare, kane terhequr verejtjen se gjendja ekonomike dhe sociale ne Kosove vazhdon te mbetet e pandryshueshme. Ku mendoni ju se qendron problemi?

MUHAMET MUSTAFA

Problemi qendron se ne kemi trasheguar nje histori shume te veshtire ekonomike. Industrializimi ne Kosove ka filluar shume vone, vetem ne vitet '60. Pastaj, kemi pasur nje zhvillim te suksesshem prej gjysmes se viteve '60 deri ne fund te viteve '70.

Por, ne 25 vjetet e fundit, ne Kosove eshte investuar fare pak dhe ka qene problematike qeverisja ne ekonomi. Dihet, ne kohen e viteve '90, se cfare ka ndodhur ketu - ka qene praktikisht nje lloj kolonializmi dhe pastaj, ne kohen e UNMIK-ut, kemi pasur nje status-quo sa i perket zhvillimit.

UNMIK-u ka qene nje administrator deri diku i suksesshem, por ne aspektin e hapjes se perspektivave per zhvillim, ne te shumten ka deshtuar.

Tani, gjendemi ku gjendemi, kemi nje status te zgjidhur; natyrisht se nuk mund te behen mrekulli shpejt, por ende kemi probleme me cilesine e qeverisjes ekonomike, ende duhet t'i persosim politikat ekonomike, sidomos te inaugurojme nje cikel te ri investimesh, i cili do te ngjallte normat e rritjes ekonomike.

RADIO EVROPA E LIRE

Kosova, madje, sic thuhet, ben pjese ne vendet me ekonomi te dobet. Edhe sa kohe duhet te kaloje qe Kosova te heqe etiketen e vendit me te varfer ne Evrope?

MUHAMET MUSTAFA

Eshte fakt se ne kemi diku 1700-1800 euro te GDP-se per nje banor dhe me kete ndoshta jane edhe dy-tri vende te ngjashme. Ne jemi diku ne nivel te zhvillimeve rreth 60 per qind te mesatares se Ballkanit Perendimor.

Une mendoj se Kosova ka burime dhe ka nje pozicion mjaft te volitshem dhe nese do te krijonte disa parakushte ne aspektin e infrastruktures, te permiresonte cilesine e edukumit dhe te qeverisjes, me kete do t'i rritte kapacitetet absorbuese per investime dhe per zhvillim - Kosova nuk do te ishte nje problem aq serioz sa i perket zhvillimit ekonomik.

RADIO EVROPA E LIRE

Kriza ekonomike globale aktualisht perben nje shqetesim per pjesen me te madhe te shteteve. Sa do te kete ndikim kjo krize ne Kosove dhe si duhet vepruar Kosova ne kete drejtim?

MUHAMET MUSTAFA

Ndikimi qe tani eshte i theksuar. Eksporti tregon shenja te dobesimit - nje eksport perndryshe shume i dobet, qe ka mbuluar vetem 11 per qind importin para krizes, tash dobesohet edhe me tutje. Dergesat dobesohen dhe investitoret do te jene me hezitante, e ndoshta edhe donatoret.

Cfare duhet te bejme? Gjithcka duhet te bejme qe te nxisim investime ne Kosove. Ne kemi nevoje per investime - investime qe duhet te gjenerojne nje rritje ekonomike mbi 7 per qind - jo tash kur eshte kriza ne kulm, me 2009 apo 2010.

Por, duhet t'i bejme te gjitha pergatitjet qe pas 2010-es ose me 2010 te startojme me nje ritem rritjeje mbi 7 %, per ta adresuar problemin e papunesise, problemin e varferise, sepse vetem ne ate menyre Kosova mund t'i harmonizoje deri diku indikatoret e vet makroekonomike dhe te dale nga nje zone e shperpjestimeve te theksuara ne aspektin makroekonomik.

RADIO EVROPA E LIRE

Duket se investimet e pritshme qe ka pasur Kosova ne aspektin ekonomik, nuk jane realizuar. Pse ndodh kjo?

MUHAMET MUSTAFA

Njerezit kane menduar se menjehere pas zgjidhjes se statusit, investitoret do te vrapojne. Ka qene nje pritje reale, sikurse ka qene nje pritje reale se zgjidhja e statusit vetvetiu i zgjidh problemet.

Zgjidhja e statusit krijon vetem parakushte per te pasur nje qeverisje me te mire. Sa keto parakushte ne i bejme realitet, i veme ne jete, varet nga qeverisja ekonomike, politikat ekonomike, shteti ligjor, sa jemi atraktive per investime...

Prandaj, une mendoj se me anetaresimin ne Banken Boterore dhe ne Fondin Monetar Nderkombetar, qe duhet te ndodhe te shpresojme gjate kesaj pranvere, ne do te dergojme nje porosi tek investitoret serioze se Kosova eshte ceshtje e zgjidhur, nuk ka pasiguri sa i perket statusit politik dhe kjo do te jete shume me vend.

Ju e dini se Kosoven e kane njohur vetem 57 shtete, ka probleme me gjyqin, por vete anetaresimi ne Banken Boterore dhe ne FMN do te jete shume domethenes per investitoret dhe do te dergoje nje porosi reale.

Por, ne anen tjeter, ne duhet t'i shfrytezojme kapacitetet tona te brendshme, qe te krijojme nje mjedis miqesor per investime. Une po e perseris kete shpesh, sepse vertet eshte vitale.

RADIO EVROPA E LIRE

Eshte vleresuar po ashtu se Serbia gjendet ne nje krize ekonomike, te cilen, sic eshte thene, do te duhej ta shfrytezonte Kosova per te kaluar ne avantazh politik karshi Serbise. Sa eshte ekonomia, ne fakt, e ndikuar nga politika dhe anasjelltas?

MUHAMET MUSTAFA

Natyrisht qe politika ka ndikimet e veta. Cilesia e qeverisjes ne Kosove dominohet nga partite politike, nje rol te vogel Parlamenti; nese Parlamenti nuk e ka rolin e madh, nuk mund te luaje rolin e vet per transparence dhe pergjegjesi.

Serbia natyrisht qe ka nje politike jashte kohes dhe jashte kontekstit, ne kundershtim me tendencat per integrime ne rajon, dhe une mendoj se Kosova do te duhej patjeter te filloje te sillet si shtet i pavarur dhe te aprovoje reciprocitetin me Serbine.

Nese Kosova do t'i tregonte keto afinitete, une mendoj se Serbia do te fillonte t'i korrigjonte sjelljet e veta, por jo me apele. Serbia asnjehere nuk do t'i korrigjoje sjelljet vetem me apele, qe i vijne qofte prej bashkesise nderkombetare ose prej institucioneve te Kosoves.

RADIO EVROPA E LIRE

Mirepo, a mund te kete marredhenie ne aspektin ekonomik Prishtine-Beograd, perderisa mungon njohja e shtetit te Kosoves nga ana e Beogradit zyrtar?

MUHAMET MUSTAFA

Une mendoj se mund te kete, por duhet te akceptohen realitetet e reja. Ka shume shtete qe nuk kane marredhenie politike ne nivel, por ekonomikisht bashkepunojne.

Fundi i fundit, ne kemi pasur marredhenie ekonomike edhe perpara, edhe tash. Une mendoj se marredheniet ekonomike jane para se gjithash ne interes te Serbise. Kosova nuk duhet shume te brengoset, Serbia duhet te brengoset, per arsye se asgje nuk prodhon Serbia qe ne nuk mund ta gjejme ne tregjet tjera, ndoshta edhe me cilesi me te mire, edhe me cmim me te mire.

RADIO EVROPA E LIRE

Sa po e pengojne keto marredhenie zhvillimin ekonomik rajonal?

MUHAMET MUSTAFA

Patjeter qe krijojne nje atmosfere tensioni. Merreni me mend, kur te shkojne ne takime rajonale, ose mbetet i deshperuar delegacioni i Serbise, ose delegacioni i Kosoves - njeri duhet te reagoje ose ta leshoje mbledhjen. Pra, krijon nje atmosfere tensioni.

Keshtu qe bashkesia nderkombetare duhet t'ia beje me dije Serbise se keto jane procese te pakthyeshme, jane procese qe kane te bejne me shembjen e komunizmit, e tolitarilizmit dhe neokolonializmit ne bote. Kosova ndoshta ka qene kolonia e fundit, se ne Evrope nuk ka pasur koloni.

Por, Serbia duhet ta kuptoje se keto jane realitete te pakthyeshme dhe bashkesia nderkombetare, mendoj se me nje gjuhe me te qarte, duhet t'u tregoje forcave demokratike te Serbise se ato duhet te ballafaqohen me te kaluaren e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›