Leonard Solis, i pari i PBDNJ-se ne Tirane
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut vendosi dje, qe te caktoje deputetin Leonard Solis te parin ne listen e kandidateve per deputet ne kryeqytet. Vendimi u morr ne nje mbledhje me strukturat e partise per zonen e Tiranes dhe u prezantua nga kryetari i kesaj partie, Vangjel Dule. Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i partise te minoritetit, Leonard Solis, theksoi se do te bente te gjitha perpjekjet se bashku me strukturat e partise per ta fituar ne Tirane mandatin e deputetit. Ndersa ne fjalen e tij, kryetari i PBDNJ-se, Dule, theksoi se partia qe ai drejton ende nuk e ka marr vendimin se pjese e cilit koalicion parazgjedhor do te jete. Sipas Dules, ky vendim do te merret ne kongresin e PBDNJ-se me 9 maj. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut aktualisht eshte ne koalicionin qeverises ne baze te nje marreveshje te nenshkruar me kryeministrin Berisha pas zgjedhjeve te 3 korrikut.