Vetëvendosje – kopsht politik i fëmijëve

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel ka reaguar ndaj siç thuhet kampanjës së Lëvizjes Vetëvendosje për “Republikën e Kosovës”. Sipas ambasadorit Reichel, ajo që po bënë Vetëvendosja, është një kopsht politik i fëmijëve.
“Kampanja më e re e Vetëvendosjes mbi emërtimin “Republika e Kosovës”, e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njëherit tradhti e lartë, nuk është gjë tjetër veç kopsht politik i fëmijëve. Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca tjera ndërkombëtare delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës “Gjermania” dhe jo “Republika Federale e Gjermanisë”.
vlen për shembull edhe për “Republikën e Francës” apo “Mbretërinë e Holandës”, ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo të jetë ndryshe në rastin e Kosovës”, thuhet në një deklaratë të ambasadorit Reichel. (Indeksonline)