E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Zgjedhjet nje mrekulli

Krisje mes krerëve të shtetit e të PDK-së. Pas deklaratave të presidentit në detyrë Jakup Krasniqi se zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin lënduar, kryeministri Hashim Thaçi është përgjigjur me një deklaratë diametralisht të kundërt, duke u shprehur se “zgjedhjet ishin një mrekulli”.

“Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga partnerë me prioritete të qendrës së djathtë, por jo në kuptimin ideologjik”, tha Thaçi.

Kreu i qeverisë në konferencën e fundvitit foli edhe për objektivat e 2011-s, që janë qeveria e re e bisedimet me Beogradin.

“Do të punojmë maksimalisht për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit, mes tyre edhe bashkëpunimin reciprok mes Kosovës dhe Serbisë si parakusht i domosdoshëm për integrimin në NATO dhe BE, për të dy vendet dhe popujt tanë”, është shprehur Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›