Rindizen protestat ne Libi. Kryengritesit rrethojne Tripolin

Pas faljes të së premtes, protestat ndizen në kryeqytetin Libian, Tripoli në shenjë sfide ndaj kështjellës së fundit të kolonel Gadafit, ndërsa Brega në lindje të vendit është bombarduar sërish. Interpoli është në gjendje gatishmërie, duke mbikqyrur nga afër lëvizjet e Gadafit dhe 15 personave të tjerë të afërt me të, nëse ata lëvizin nga Libia.
Forcat e sigurimit kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Tripoli, ndërsa sic njofton BBC në periferine urbane të Taxhirës janë djegur flamujt zyrtarë të regjimit. Policia secrete ka blinduar zonën, ndërsa besnikët e Gadafit kanë vendosur pika kontrolli. E Premtja që shënon faljen e madhe të besimtarëve është domethënëse për vendet arabe, dhe shumëkush ka pritur protesta të tilla.
Mirëpo, këto protesta tregojnë se nuk flitet vetëm për kryengritje në lindje dhe në perëndim të vendit kundër Gadafit, por edhe në Tripoli ka forca që kundërshtojnë regjimin. Autoritetet kanë ndaluar gazetarët e huaj të dalin nga një hotel kryesor në Tripoli, duke thënë se në këtë mënyrë I mbrojnë nga elementët e al Kaedës. Një valë ndalimesh, vrasjesh dhe zhdukjesh raportohen në qytet që në ditët e para të trazirave.
Trazira raportohen edhe nga qytetet e Zauajas dhe në qytetin-port të naftës në Ras Lanuf. Raportimet nga Ras Lanufi flasin për shpërthime dhe të shtëna nga artileria e rëndë në rrethinat e portit. Luftëtarët opozitarë kanë acancuar në qytet, ndërsa kanë zmbrapsur forcat qeveritare pas një beteje dyditore.
Ndërkohë, burime të BBC-së thonë se anëtarë të komunitetit etnik Tuareg në Mali janë bashkuar me forcat progradafi në Libi.
Një zyrtar i shtetit ka thënë se 2 deri në 3 mijë burra kanë kaluar kufirin javën e fundit dhe janë paguar 10 mijë dollarë për tu bashkuar me forcat qeveritare libiane. Mendohet se ata do të marrin 1 mijë dollarë të tjerë për cdo ditë luftimi.
Një anije amfibe amerikane I është afruar territorit libian, ndërsa ka mbërritur në Kretë.
Televizioni shtetëror libian transmetoi pamje të ekipit të helikopterit të kapur një ditë më parë. Autoritetet holandeze thanë se ndodhen në bisedime të ngutshme diplomatike për lirimin e marinsave.
Për Perëndimin, prioritet në këto momente marrin refugjatët. Presidenti Obama ndërsa le të hapura mundësitë për përdorimin e forcës ushtarake premton se SHBA-ja do të riatdhesojë me anë të një ure ajrore egjiptianët e ikur nga Libia. Ndërkaq Kombet e Bashkuara shprehën gatishmëri për koordinimin e ndihmës për refugjatët. Bashkimi Evropian në këtë drejtim akordoi një fond prej 30 milionë euro.
Juli Prifti