Zannier: Akuzat e Martyt, nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

Pohimet për krimet e udhëheqësve kosovarë nuk rrezikojnë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
Duke komentuar kërkesën e Prishtinës rreth pranisë së misionit të OKB-se në Kosovë, Zannier ka rikujtuar se shpalljen e pavarësisë së Kosovës e kanë njohur më pak se gjysma e vendeve anëtare të OKB-se.
“Ne nga ana jonë po ndihmojmë që të bashkëpunojë me të gjitha shtetet, duke vepruar në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po përpiqemi t`u ndihmojmë kosovarëve që të integrohen në bashkësinë ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë shefi i UNMIK-ut.
Zannier ka deklaruar se askush nuk dëshiron që Kosova të jetë nacionale dhe se OKB-ja angazhohet që të jetë multietnike.