E Diel, 1 Nëntor 2026

Kluzhi shkarkon nga detyra teknikun Kartu

Sorin Kartu nuk eshte me trajner i skuadres se Kluzhit. Teknikut 54-vjecar i ka kushtuar shume shtrenjte menyra se si u soll te marten ne ndeshjen e vlefshme per grupin E midis Bazelit dhe skuadres rumune. Kartu qe mori drejtimin e kesaj skuadre vetem nga mesi i ketij shtatori zuri vendin e Andrea Mandorlinit ne Bazel me dy shkelma hodhi ne toke xhamin e pankines ku qe pozicionuar skuadra rumune. Sjellja e dhunshme e teknikut qe pasoje e nje aksioni jo te perfunduar mire ne fushe. Vlerat e imazhit te ketij klubi Kluzhit nuk mund te krahasohen me gjestin qe beri trajneri Sorin Kartu ne minuten e 75-te ne Bazel - shpjegoi presidenti i Kluzhit Iulio Muresan ne nje komunikate per shtyp te publikuar ne sajtin zyrtare te skuadres. - Per sjelljen e tij ne i kerkojme ndjese UEFA-s Bazelit tifozeve tane dhe gjithe sportdashesve. Sot dje dua ti njoftoj te gjithe se trajneri yne i ri eshte Alin Minteuan. Dje ne oret e vona te pasdites UEFA nepermjet nje njoftimi per shtyp deklaroi se ndaj Sorin Kartuse kane nisur hetimet. Sipas organizmit me te larte futbollistik vendimi per reagimin e teknikut 54-vjecar do te merret ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines qe do te mbahet ne 30 nentor. Skuadra e Kluzhit duhet thene se nuk gezon nje pozicion te mire ne Ligen e Kampioneve. Ekipi lindor tashme nuk mund te kualifikohet as ne Ligen e Evropes. Ky grup udhehiqet nga Bajerni 12 pike Roma 9 dhe Bazeli 6. Per sa i perket kampionatit ne Rumani skuadra e Iulio Muresan noton ne ujera te qeta pas 16 ndeshjesh ka marre vetem 23 pike duke u renditur vetem ne vendin e tete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›