Objektet e ndërtuara në pronat publike në kryeqytet nuk do të legalizohen

Prishtinë, 23 gusht - Kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa bëri të ditur se tashmë ka përfunduar fotografimi satelitor i kryeqytetit, përmes së cilit janë identifikuar objektet pa leje dhe se tani shumë shpejt pritet të fillojë procesi i shqyrtimit të objekteve.
Pas përfundimit të incizimit satelitor, kreu komunal ka thënë gjatë një konference të mbajtur të hënën se tani fillon procesi i trajtimit të objekteve të ndërtimeve pa leje, por jo të gjitha do të legalizohen dhe se ato të cilat janë në konteste do të trajtohen me ligj.
Në sqarimet e tij, Mustafa tha se objekteve që nuk janë ndërtuar me rregull dhe ato që janë në konteste nuk mund t’u jepen leje, sikurse problem do të kenë edhe objektet të cilat janë shumë të afërta njëra me tjetrën dhe nuk ofrojnë mundësi të rregullohen sipas kushteve urbanistike, ka raportuar TV21.
Mustafa njoftoi se do të vazhdojnë me procedurat tjera ku përfshihet informimi i qytetarëve për aplikimin e trajtimit të objekteve të tyre pa leje.
Kurse konsulenti i komunës së Prishtinës, Florim Isufi, i cili është i përfshirë në projektin e incizimit satelitor tregoi se secili objekt që ka një metër katror është identifikuar në imazhin satelitor.
“Imazhi satelitor është realizuar nga sateliti për momentin më të saktë në botë me rezulocionim më të mirë dhe më i riu që është në orbitë dhe siguron pamje të mirë prej një largësie prej 681 kilometra. Rezolucioni që ky satelit e ofron është 41 cm dhe konsiderohet si një rezolucion shumë i mirë dhe secili objekt është i identifikueshëm”, bëri të ditur Isufi.
Prishtina është qendra më e madhe në Kosovë dhe ku janë bërë ndërtimet më të mëdha pa leje dhe kundër rregullave urbanistike. Në kryeqytet llogaritet të jenë me qindra ndërtime pa leje, e të cilat vazhdojnë të bëhen ende.
Kontraktimi i punëve për incizimin satelitor të Prishtinës është bërë me firmën “Stagnis” dhe vlera e kontratës vetëm për imazhet satelitore ka qenë 8899 euro.