Mustafa zgjidhet kryetar i komunës së Preshevës
Preshevë- Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa është rikthyer në detyrën e kryetarit të komunës së Preshevës, duke zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Nader Sadiku. Zgjedhja e tij pasoi pas koalicionimit të ri me dy parti të reja BDL dhe Grupimi Qytetar, të cilat tashmë janë pjesë e koalicionit qeverisës në këtë komunë në Luginën e Preshevës.
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë dy javë më parë braktisi koalicionin me Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit, partia që deri tani udhëhiqte me komunën e Preshevës nga zgjedhjet e fundit lokale. Prishja e koalicionit pasoi pas mosmarrëveshjeve për pjesëmarrjen në Trupin Koordinues të Luginës, me ç’rast kundër pjesëmarrjes ishte deklaruar PDSH. ina/start