E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, 100 serbë protestë kundër Biden

Mitrovicë-Rreth 100 serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, në afërsi të lumit Ibër. Serbët protestuan në shenjë pakënaqësie për vizitën e zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden në Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë protesta ka zgjatur rreth gjysëm ore.

Sipas njoftimit të policisë, protesta është zhvilluar e qetë dhe pa incidente. Anëtarët e Policisë së Kosovës në Mitrovicë e kanë monitoruar këtë protestë, e cila është përmbyllur me shpërndarjen e qetë të protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›