E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sula Analize pune per ministrat dhe rifreskim te kabinetit qeveritar

Deklarata Deputeti i mazhorances i pakenaqur nga levizjet e fundit ne qeveri

Shtohen zerat per ndryshime te tjera ne qeverine Berisha. Kur nuk ka as tri dite qe qeverise i jane shtuar dy ministra brenda mazhorances duket se ka pakenaqesi per menyren e ndryshimeve te realizuara duke kerkuar riformatim te kabinetit te udhehequr nga ana e Kryeministrit Sali Berisha. Deputeti demokrat Dashnor Sulaj ne nje prononcim per mediat ben te ditur se eshte nevoja per rifreskimin e qeverise. Sipas tij kjo eshte e domosdoshme ne kuader te sfides se ardhshme per zgjedhjet parlamentare te 2013-s. Duhet te kemi nje analize per sa u perket ketyre dy viteve per te pare performancen e seciles ministri si institucion dhe te drejtuesve te ketyre ministrive. Kjo nuk do te thote te kemi ndryshime drastike absolutisht nuk jam per ndryshime drastike por them qe ne ministri te caktuara ka nevoje qe te kemi ndryshime. Kriteri do te thosha kryesor i vleresimit te secilit politikan do te ishte kriteri i rezultateve ne terren. Kemi nje grup deputetesh te cilet mbulojne nje qark te caktuar dhe ne saje te rezultateve te cilat jane arritur ne qarqe qofte ne zgjedhjet e vitit 2009 qofte ne ato te 2011-s dhe te vleresohen per te pasur nje karriere te caktuar qofte edhe ne ekzekutiv deklaroi Sula. Ne radhet e demokrateve sipas Sules ka personalitete qe duhet te vleresohen per kontributet e dhena. Te enjten e kaluar Kuvendi vetem me 71 deputetet e mazhorances votoi dekretet e Presidentit Topi per te emeruar ne postin e ministrit te Drejtesise Eduart Halimin dhe Aldo Bumcin ne ate te ministrit te Kultures. Te dy ministrat u votuan te enjten ne Kuvend dhe pritet te betohen ne fillim te javes para Presidentit te Republikes. Kryeministri nuk preferoi te bente levizje te tjera per te afruar ne qeveri PDIU-ne apo te afroje ne qeveri kreun e LSI-se Ilir Meta. Brenda radheve te PD-se eshte kerkuar dhe me pare krijimi i nje analize te zgjedhjeve dhe me pas te realizohen ndryshime ne qeveri. Por Kryeministri Berisha e ka shmangur nje gje te tille duke plotesuar vetem vendet vakante te mbetura ne qeveri ministrin e Drejtesise dhe te Kultures. Nuk dihet ende nese keto do te jene ndryshimet e fundit qeverisese nese ky do jete kabineti qe do te shkoje ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te 2013-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›