PD: "Prokuroria", gati 28 firmat
TIRANE -Nuk ka asnje terheqje te demokrateve ne qellimin e tyre per te hetuar nepermjet nje komisioni parlamentar se te gjitha marredhenieve dhe perplasjeve te organit te akuzes me ekzekutivin drejtuar nga Berisha. Partia Demokratike eshte shprehur dje e vendosur ne ngritjen e nje komisioni hetimor i cili do te analizoje marredheniet mes Prokurorise se Pergjithshme dhe nje pjese te ministrive. Ne kete kuader kryetari i grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi deklaroi se "kete jave do te mblidhen edhe 28 firmat e deputeteve te mazhorances, nje procedure ligjore kjo per ngritjen e ketij komisioni hetimor". Keshtu duket se kjo jave do te ktheje ne realitet deklaraten e kryeministrit Berisha te bere pak dite me pare, sipas te ciles duhet te ngrihet nje komision hetimor, i cili do te thellohet mbi perplasjet me ane te deklaratave publike mes Prokurorise, ministrise se Drejtesise dhe asaj te Brendshme. Nga ana tjeter kreu i grupit parlamentar te PD-se, Patozi deklaroi se ngritja e ketij komisioni nuk ka te beje edhe me perkeqesimin e klimes mes institucioneve ne vend. Ne pergjigje edhe te pyetjes per kritikat e nderkombetareve ne lidhje me kete konflikt, Patozi theksoi se edhe qellimi i mazhorances eshte zgjidhja e tij.
"Une besoj se ne i kemi dhene pergjigje edhe ketij shqetesimi me iniciativen tjeter te mazhorances per ngritjen e nje komisioni parlamentar, i cili do te hetoje perplasjen institucionale, qe eshte e pakendshme per kedo ne Shqiperi, edhe per ne si mazhorance", deklaroi Patozi. Duke shpjeguar se ngritja e ketij komisioni ka si qellim vetem uljen e konflikteve. Ndonese nje pjese e deputeteve te mazhorances jane shprehur publikisht se kane nevoje per me shume informacion ne lidhje me objektin qe do te hetohet nga ky komision dhe se cili do te jete edhe pistat e hetimit te tij, nuk mendohet te kete terheqje nga qendrimi i grupit te PD. Ky pritet te jete edhe komisioni i trete hetimor qe do te ngrihet ne lidhje me problemet mes mazhorances se djathte dhe Prokurorise se Pergjithshme. Por ne fjalen e tij ne lidhje me kete ceshtje, kryeministri Berisha mohoi qe ky komision te kete si objektiv te tij sulmin personal ndaj kryeprokurores Ina Rama. Sipas Berishes, ky komision thjeshte do te sqaroje pikat e konfliktit te lindura mes organit kryesor te akuzes dhe dy ministrive. Por kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se mazhoranca, eshte e vendosur per thirrjen e eksperteve te huaj ne hetimin e ceshtjes se biznesmenit britaniko-boshnjak, Damir Fazllic. Sipas Patozit, mazhoranca nuk ka frike nga e verteta dhe prandaj eshte e hapur qe te degjoje edhe mendimin e eksperteve nderkombetare ne lidhje me kete ceshtje mjaft te rendesishme dhe te debatuar ditet e fundit. Pak dite me pare kryeministri Berisha lajmeroi nxjerrjen e nje dekreti per thirrjen e eksperteve nderkombetare ne lidhje me hetimin e biznesmenit Fazllic dhe nese ky i fundit kishte perfituar apo jo nga te ardhurat e taksapaguesve shqiptare.
Fatjona Mejdini