Ligjet, kalon penalizmi i pirateve te kompjuterave
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje ndryshime ne ligjin per Kodin Civil dhe ate te Punes. Me shumice votash, deputetet vendosen qe te percaktojne se te gjithe ata persona, nepunes te administrates shteterore, ne rast se demtojne shtetin me vepra korruptive, te demshperblejne deri ne qindarken e fundit. Ne ndryshimet ligjore u percaktua, se qe sot e tutje, nepunesit do te mbajne pergjegjesi per veprimet korruptive, duke kompensuar demin. Kompensimi i demit mund te mbuloje demtimin material, humbjen e perfitimeve dhe humbjet jo monetare. Po keshtu, ligjvenesit vendosen dje masa te ashpra per piratet e sistemeve kompjuterike. Te gjithe ata persona qe per qellime perfitimi do te kryejne vepra te ndryshme penale apo kriminale ne sistemet kompjuterike, do te ndeshkohen deri me 15 vite burg. Ndryshimi ligjor ne Kodin Penal, propozohet nga Ministria e Drejtesise dhe kerkohet denim me burg per te gjithe ata qe keqperdorin te dhenat ne sistemet kompjuterike. Masa e denimit, caktohet ne baze te demit qe krijohet dhe informacionit qe shperdorohet apo keqperdoret. Denim me burg, parashikohet per keqperdorimin e te dhenave dhe ofrimin e materialeve te gjenocidit, te ksenofobise. Ndersa pergjimi i paligjshem me mjete teknike i transmetimeve jopublike dhe i te dhenave kompjuterike, qe gjithashtu perben veper penale, do te denohet me burgim nga 3- 7 vjet. Kur behet fjale per sistemet kompjuterike ushtarake, qe lidhet me sigurine kombetare te rendit publik, kjo mase denimi eshte e larte dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet. R.R