PS: Njollë Shqipërisë
Tiranë -Partia Socialiste e ka vlerësuar si njollë të errët, vendimin e sotëm të Këshillit të Evropës për ngrirjen e votës së delegacionit shqiptar. Zëdhënësja e kryesisë Mimi Kodheli, theksoi se vendimi i fundit i KE-së, është çmimi që ne të gjithë i paguajmë mendësisë komuniste që mishëron politika e vjetër primitive e Sali Berishës dhe shpurës së tij.
“Sot, kur na ndajnë edhe 153 ditë nga fundi i kësaj epoke, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli na treguan edhe një herë se do të mbeten deri në fund udhëheqësit që nuk meritojmë, politikanët që nuk na duhen, njerëzit që për interesat e përfitimet e tyre personale dhe larjen e hesapeve të tyre klanore sakrifikojnë çdo interes të vendit e të qytetarëve pa dallim”-theksoi Kodheli për gazetarët.
Në emër të PS-së, Kodheli nënvizoi se Berisha dhe Topalli na dhanë sot një tjetër arsye për t'u bërë bashkë, në emër të një politike të re qytetarësh për të ardhmen kundër një politikë të vjetër politikanësh.