Popull i majtë?
Donika Çapi
Qysh prej datës 28 qershor populli shqiptar ka përjetuar një prej situatave politiko-shoqërore nga më interesantet qysh prej vitit 1991. Qindra mijëra shqiptarë gjendeshin të mbërthyer përpara televizioneve nga njëra anë e përpara kompjuterit nga ana tjetër, në pritje të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 2009.
Kjo periudhë zgjedhore bëri dallim për disa veçori:
Regjistri Elektronik Kombëtar i Zgjedhësve (sa herë jam argëtuar personalisht për të verifikuar ku do të votonin të gjithë të njohurit e mi të afërm dhe familjarët e mi, ndonjëherë me malignitet dyshues kam kontrolluar se mos “votonte” edhe ndonjë prej rahmetlinjve të mi, por nuk ishin në listat (e Tiranës); Kartat e Identitetit, ECA, qetësia në votime duke treguar qytetarinë e arrirë të shqiptarëve ditën e diel, paqetësia në numërim (duke treguar etjen pafund për pushtet të politikës, sapo qytetarët nuk ishin më) revolta e simpatizantëve të PS jashtë KZAZ 20 në Fier (duke treguar dëmtimin që i bën qytetarisë militantizmi), vetëpërmbajtjen e Kryeministrit për t’u deklaruar fitimtar (duke treguar rehabilitimin përfundimtar (së paku mediaktik) të figurës së tij), bukurinë dhe diksionin perfekt të dy fytyrave femërore zëdhënëse që na jepnin kumtet e partive të tyre.
Gazetarët në 28 qershor u ankuan se “Good News is Bad News”, kujtuan se për dreq nuk do ta joshin dot publikun me ngjarje të mëdha, me konflikte e skandale, por gabuan sërish, ashtu siç deklaruan se kishin gabuar me raportimin e kësaj fushate elektorale, e cila nuk kishte fare raportim, por luhej në një play-back të rëndomtë mediatik. Analistët u gabuan: Publiku pati shumë për të përjetuar gjatë këtyre ditëve. 68? 70? 71? 76? MANDATE. Për PS apo për PD? Po LSI?
Populli përjetoi, në dy valë të ndryshme, njëherë entuziazmin e të djathtëve - të dielën në darkë me publikimin e exit polls, dhe të hënën nga dreka entuziazmin e të majtëve, ndërkohë që kutitë e para tregonin PS në avantazh, më pas flashkjen e të dy kampeve dhe ankthin e pritjes së rezultatit përfundimtar. Derisa para dy ditësh iu desh të gjithëve të qetësohen: Sali Berisha mbetet Kryeministër deri në shtator 2009, dhe pastaj ku i dihet edhe për sa kohë akoma! Ai vetë ka thënë deri në 2017 e më tej! Koalicioni i tij, formuar mjeshtërisht për të mos humbur asnjë votë të vetme të djathtë, rezulton fitimtar dhe do të mandatohet të formojë qeverinë, edhe pse jo në sajë të ndonjë vote plebishitare, por në sajë të mbështetjes së LSI.
Gjithsesi ia vlen të bëhet një analizë, sigurisht duke u bazuar tek të dhënat që kemi deri tani, se përse qarkullon thuajse gjithkund ideja se populli votoi majtas, por detyrohet të pranojë një mandatim djathtas?
Sipas të dhënave të ECA-s, në rang kombëtar, PS-ja ka fituar 40.82%, ndërsa PD-ja 40.01%.
Pra u bëka fjalë për 0.80% diferencë mes dy partive të mëdha për të thënë se populli ka votuar më shumë majtas, edhe pse faktikisht kjo diferencë nuk përkthehet dot në asnjë mandat.
Në nivel qarku, PS kryeson në përqindje votash ndaj PD në Berat (48% me 37%), Elbasan (43.47% me 37.26%), Fier (48.29% me 31.46), Gjirokastër (45.98% me 35.69%) dhe Vlorë (44.57% me 28.12%).
Po në nivel qarku, PD kryeson ndaj PS në Dibër (48.92% me 30.12%), Durrës (45.70 me 37.12%), Kukës (57.8% me 20.68%), Lezhë (44.37% me 30.35%) dhe Shkodër (47.69% me 29.68%).
Qarku i Tiranës dhe Korçës janë thuajse barazim.
Pra, në 5 qarqe kryeson PS dhe në pesë të tjera PD. Me përjashtim të Kukësit, ku PD nga 57.8% të përkrahjes, në asnjë nga qarqet ku kryeson PS nuk ka ndonjë rast përkrahjeje me mbi 50% të votuesve.
Analiza fillon pikërisht këtu.
Duke marrë parasysh gjithë deklarimet e Edi Ramës, i cili kishte siguruar elektoratin se gëzonte mbështetje popullore, të ngjashme me atë të Obamës, pasi politika e tij e re e ndryshimit do të bashkonte popullin e majtë e të djathtë në një politikë përtej së majtës dhe së djathtës në shërbim të qytetarëve, a janë rezultatet e mësipërme në përputhje me pritshmërinë e të majtëve? A është populli shqiptar më i majtë se ç’ka qenë? Në pamje të parë duket sikur vota është shpërndarë përsëri në veri-jug, duke reflektuar thuajse të njëjtën skemë mbështetjeje.
Megjithatë ka disa veçori që ndoshta duhen vënë në dukje e që meritojnë më shumë analizë.
Përtej së majtës dhe së djathtës, nuk duket se ka patur ndonjë mbështetje të fortë logjike apo politike, e aq më tepër praktike. Siç e kemi vënë në dukje edhe në një shkrim tjetër, ky bashkim ideologjik nuk duket se ka efikasitet as në vendet që e kanë pjellë, ndërkohë që elektorati shqiptar ka nevojë vitale për politika të majta e të djathta në radhë të parë. Politika të majta nuk u panë gjëkundi.
Fjalimet gati patetike të z. Blushi “sot takova një njeri që nuk kishte parà të çonte fëmijën në shkollë, një baba që nuk blinte dot një kukull për vajzën e tij” e që priste PS t’ia gjente këto para, duket se nuk kanë bërë dot maxhorancë as në Korçë.
Tirana, që mendohej se do të ishte dukshëm në përkrahje të PS, pasi në çdo përballje me grupin kundërshtar ishte vënë në dukje se në zgjedhjet lokale Edi Rama kishte rreth 30.000 vota më tepër ndaj Sokol Olldashit, pikërisht në Tiranë kemi një barazim thuajse perfekt mes PS e PD.
Nëse diferenca prej 1% në rang kombëtar e bën elektoratin shqiptar të majtë, atëherë, siç edhe pranohet nga disa analistë tashmë, gabimi i parashikimit të fitimtarit nga tre exit poll-et ka të bëjë pikërisht me frikën e socialistëve për të deklaruar votën e tyre në favor të PS. Rrjedhimisht do të mund të hamendësonim se leitmotivi “Çohu” nën tingujt Pop të të cilit nuk hezitonte të hidhej edhe Dokle e Ruçi, nuk ka arritur të brendësohet tek elektorati, duke mos zgjuar dot tek ata pastërtinë e revoltës!!! E duke i bërë kështu të tre tipet e sonduesve të dështojnë dukshëm.
Nuk ka asnjë surprizë në këto rezultate, populli i majtë është po i njëjti, ai mbizotëron në Berat e Vlorë, Fier e Elbasan. Surprizë do të ishte nëse PS do të kishte rritur përkrahjen në Kukës, Dibër apo Shkodër. Por mbi të gjitha surpriza e vërtetë është diçka tjetër: me gjithë ekstravagancën e liderit të PS dhe mbështetjen e G99, PS nuk arriti dot të konvertonte të lëkundurit kah PS, dhe mbi të gjitha nuk arriti dot të bënte të votonin për të në masë të rinjtë që votonin për herë të parë. Derisa të verifikohen edhe këtu si krejtësisht të gabuar, sondazhet kanë treguar të kundërtën: të rinjtë pritet të kenë votuar më shumë për të djathtën! Nëse kjo dukuri provohet e vërtetë, atëherë populli shqiptar ka rritur më në fund të thyej inercinë e majtë, që do të thotë: Me të majtën edhe pse pa asnjë program, me të majtën edhe pse pa ekip kompakt, me të majtën edhe pse e përbërë nga shumë të pasur.
Një tjetër surprizë është se e majta gjatë kësaj fushate elektorale kishte në dispozicion të paktën katër nga mediat vizive me audiencën më të gjerë ndër shqiptarët, ndërkohë që e djathta kishte vetëm një të tillë. Një investim propagandistik ky që nuk u përkthye në ndonjë votë plebishitare.
Disa do të thonë me siguri se fajin e ka LSI, se po të kishte qenë Meta bashke me Ramën populli duket qartë se vota majtas mbizotëron.
Ky është në fakt një arsyetim naiv! Kush na siguron se Rama nuk do ta tjetërsonte politikën e intregrimit të Metës? Votat janë fituar sepse siglat ishin të ndryshme. Të dyja partitë nuk mund të ishin bashkë si në një shumatore aritmetike, sepse nuk është njësoj të dalësh me dy programe përpara votuesve si të dalësh me një program të përbashkët.
Si përfundim, Edi Rama nuk arriti të merrte dot më shumë vota sesa politika e vjetër e PS së ’90. PS ka nevojë për reformim majtas, gjë që duket shumë e vështirë pas Katharsisit dhe Politikës së Re. Përse kërkohet atëherë moral i majtë nga LSI e Ilir Metës në emër të një populli të majtë, por pa parti të majtë?