E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina mbështet qëndrimin e KE-së për pasaportat biometrike serbe



Propozimi i Komisionit Europian që heqja e vizave për Serbinë pa Kosovën është mirëpritur nga krerët kosovarë. Sipas këtij propozimi, qytetarët e Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë, nuk do të mund të udhëtojnë në BE pa viza, edhe pasi Serbia të futet në zonën e bardhë të Shëngenit. Propozimi që pritet të diskutohet në kolegjin e Komisionit Europian që do të mbahet më 14 korrik në Starsburg, parashikon që “heqja e vizave të vlejë vetëm për qytetarët e Serbisë me vendbanim në Serbi, por jo edhe për ata me vendbanim në Kosovë nën Rezolutën 1244”.
“Ne e kemi thënë se do të jetë tepër i nevojshëm edhe inicimi i procedurave për mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova ka dokumentacionin e vet të pranuar ndërkombëtarisht, ka pasaportat e veta. Natyrisht që qytetarëve serbë askush nuk u ka mohuar të drejtën në aspektin e dyshtetësisë, atë që kanë parim në kuadër të planit të Ahtisarit, por është shumë e rëndësishme që çdo qytetar i Kosovës të dijë se është shtetas i Kosovës”,- tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se kosovarët nuk janë shtetas të Serbisë dhe rrjedhimisht nuk duhet t’i gëzojnë as privilegjet e liberalizimit të vizave të Republikës së Serbisë me Bashkimin Europian.

8 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›