Mustedanagic Kuzhe shetit dhe ben shaka

Mediat kroate sikunder dhe ato shqiptare po e ndjekin me vemendje situaten e trajnerit te Kombetares shqiptare Josip Kuzhe i goditur nga nje hemorragji cerebrale. Ne nje interviste te dhene gazetes me te madhe kroate Jutarnji List ndihmestrajneri i perfaqesueses sone Xhemal Mustedanagic i caktuar tashme edhe te drejtoje Shqiperine ne ndeshjet kunder BosnJes dhe Bjellorusise dha vleresimet e tij per gjendjen e Kuzhese dhe sfidat e Kombetares.
Lajmi eshte pozitiv optimist - shkruan Jutarnji duke iu referuar Mustedanagicit.
Jozha Josipi tashme eshte cuar nga shtrati shetit qesh dhe ben shaka. Parashikimet nga Tirana tregojne se situata e Kuzhes eshte ne rregull keshtu qe ka rene opsionin i trajtimit ne Zagreb - theksoi Xhemo Mustedangagic i cili do te mberrije ne Tirane diten e diel per tu bashkuar me bosin e tij Kuzhene dhe te henen te nise pergatitjet me skuadren Kombetare te Shqiperise per ndeshjet kunder Bosnjes e me pas Bjellorusise.
Josip Kuzhe 58 vjec i cili u godit te enjten nga nje hemorragji cerebrale ka pasur rezultatet me te mira sec parashikohej me Shqiponjat e tij pasi pas dy ndeshjesh Shqiperia eshte ne krye te grupit me kater pike.
A do ta drejtoni ju ndeshjen - pyet Jutarnji. - Ju mund te me pyesni tani ne do te ndjekim ata qe do te thone doktoret ne lidhje me rikuperimin e tij. Une do te di me shume te dielen - shton Xhemo.
Nese mjeket shqiptare do te thone jo atehere ne bankinen shqiptare do te ulet Mustedanagic.
Lojtari i Dinamos legjendare te gjenerates se vitit 1982 shpjegoi per gazeten kroate edhe situaten ne ekipin Kombetar shqiptar.
Ekipi eshte i mire lojtare lider jane Cana Marseje Sanderlend Gallatasaraj Skela Bogdani Salihi por dhe Bulku i Hajdukut. Cilesia me e madhe eshte shpirti i ekipit keta lojtare luajne me nje pasion te madh per ekipin e tyre Kombetar. Edhe pse askush nuk ka objektiv pjesemarrjen ne finalet e Europianit gjithkush eshte i lumtur dhe kerkon te beje te pamunduren per te kapur vendin e katert - thote Mustedanagic.
Gazeta kroate jep edhe emra te tjere trajneresh qe kane pesuar goditje kardiake apo jane semurur. Dhjete dite para se Kuzheja te pesonte goditjen cerebrale trajneri i te rinjve te Kroacise Drazhen Ladic u semur keq. Vitin e kaluar Ivica Kalinic aktualisht sot trajneri atletik i Hajdukut pesoi nje goditje pas barazimit me Zilinen. Ne vitin 2007 nje atak te forte pesoi Ivica Osim duke rene disa dite ne koma. Trajneri i Selltikut Xhok Stajn qe ne vitin 1967 ne maje te Europes vdiq ne vitin 1985 ne Kardif perpara syve te ndihmesit te tij Aleks Fergusonit. Ciniket thone se qysh atehere terapia e vetme anti-stres e Aleks Fergusonit eshte nje gote uiski.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 01 Tetor 2010