Musu, etnia që qeveriset nga gratë
Si funksionon në të vërtetë një shoqëri matriarkale? Shkrimtari argjentinas, Rikardo Koler, ka kaluar dy muaj me pjesëtarët e etnisë Musu në jug të Kinës. Në një intervistë shkrimtari tregon se si gratë "kanë një mënyrë tjetër të dominuari".
Zoti Koler, jeni nga Argjentina, ku e sjella prej "maço" haset shumë shpesh. Si ndihesh kur jeton dy muaj në një shoqëri matriarkale?
Doja të shikoja vetë çfarë ndodh në një shoqëri ku janë gratë ato që vendosin mbi gjithçka. Si sillen gratë në çastin kur pozicioni shoqëror u jep të drejtën të vendosin mbi gjithçka? Ne burrat, e dimë çfarë është burri, e krijojmë imazhin me shpejtësi - por si sillet një grua në çastin kur ka në dorë gjithçka? Gjithsesi, nuk është se u bëra më i mençur nga ajo përvojë.
Është shoqëria e Musuve, parajsë për feministët?
Prisja të gjeja inversin e patriarkatit. Por jeta e musuve nuk ka të bëjë absolutisht fare me këtë. Gratë kanë një mënyrë tjetër të dominuari. Kur gratë drejtojnë, është pjesë e punës së tyre. U pëlqen kur gjërat shkojnë për së mbari dhe familja i ka punët mirë. Pasuritë përrallore apo fitimi i sasive të mëdha të parave nuk i josh. Akumulimi i kapitalit duket se është tipar mashkullor.
Si është jeta e një burri në një shoqëri matriarkale?
Burrat jetojnë më mirë kur kontrollin e kanë në dorë gratë: nuk je përgjegjës për thuajse asgjë, punon sa të punohet dhe e kalon ditën në shoqërinë e miqve. Çdo natë e kalon me një grua të ndryshme. Dhe mbi të gjitha, mund të jetosh gjithnjë në shtëpinë e nënës. Gruaja i vihet në shërbim burrit dhe kjo ndodh në një shoqëri ku i takon asaj të drejtojë dhe ka nën kontroll të ardhurat financiare. Në një patriarkat, ne burrat punojmë më shumë - dhe jo rrallë na takon të lajmë edhe enët. Në formën e pastër të matriarkatit Musu, kjo nuk lejohet. Aty ku pozicioni dominues i grave është i garantuar, roli arkaik i gjinisë nuk ka kurrfarë domethënieje.
Çfarë ju la më shumë mbresa?
Që në një shoqëri matriarkale nuk ka dhunë. E di që është rasti për të rënë në idealizëm - çdo shoqëri njerëzore ka problemet e veta. Por grave musu thjesht u duket e palogjikshme t‘i zgjidhin problemet përmes dhunës. Falë faktit që janë ato të cilat drejtojnë, askush nuk grindet. Nuk i njohin ndjenjat e fajit apo të hakmarrjes - të zihesh është thjesht diçka e turpshme. Turpërohen nëse u ndodh dhe madje mund t‘u vërë në rrezik edhe pozitën shoqërore.
Dhe si i bëhet kur një problem nuk ka zgjidhje?
Sido që të venë gjërat nuk ka grindje. Gratë vendosin si do veprohet. Disa prej tyre e bëjnë më me rreptësi dhe disa të tjera në rrugë më miqësore. Janë gra të forta që japin urdhra të qarta. Kur një burrë nuk përmbush një detyrë që i është ngarkuar, pritet që ta pranojë. Nuk dënohet apo ndëshkohet, por trajtohet si një djalë i vogël që nuk ka qenë i aftë në përmbushjen e detyrës.
Burrat rriten me mendimin për të qenë jokompetentë?
Për musutë, gratë janë thjesht gjinia më e efektshme dhe më e besueshme. Gjithsesi, ato vërejnë se vendimet "vërtet të rëndësishme" - si blerja e një shtëpie apo e një makine, ose shitja e një lope - merren nga burrat. Burrat konsiderohen të aftë në marrjen e këtyre lloje vendimesh, si dhe për punë fizike. Kryetari zyrtar i fshatit është burrë. Ecja me të rrugëve dhe askush nuk i kushtonte vëmendje. Si burrë nuk gëzon autoritet.
Si funksionon kjo ndarje e roleve kur vjen fjala te dashuria?
Në shoqërinë matriarkale dashuria dhe erotizmi janë të kudondodhura. Por ka ndryshime të mëdha mes dy gjërave. Vazhdimisht bëjnë shkaka dykuptimëshe lidhur me këto gjëra. Dikush kërkon vazhdimisht të të prezantojë te një grua dhe gjithmonë ke diku pranë një grua që të buzëqesh. Siç thashë, janë gra shumë të forta, të cilat urdhërojnë e të bërtasin në fytyrë si të ishe i shurdhër. Por kur vjen fjala te joshja, shndërrohen tërësisht. Gratë sillen si të turpëruara, i mbajnë sytë përdhe, këndojnë me zë të ulët nën hundë. I lënë burrat të besojnë se janë ata që zgjedhin gruan dhe e bëjnë për vete. Pas kësaj kalon një natë me gruan. Mëngjesin tjetër burri largohet dhe gruaja niset për në punë.
Me fjalë të tjera parajsa e dashurisë së lirë?
Jeta seksuale e musuve është shumë e veçantë dhe tepër aktive - partnerët këmbehen shumë shpesh. Por janë gratë ato që vendosin se me kë do e kalojnë natën. Banesat e tyre kanë një hyrje të përbashkët, por çdo grua madhore ka shtëpizën e vet. Burrat jetojnë së bashku në një shtëpi të madhe. Te dera e dhomës së çdo gruaje gjendet një grep. Kur një burrë viziton një grua, e var kapelën në grep. Kështu të gjithë e kuptojnë se në atë çast ajo grua ka brenda një vizitor mashkull dhe askush tjetër nuk troket në derë. Nëse një grua dashurohet atëherë pret vetëm burrin e caktuar dhe ai shkon vetëm tek ajo grua.
Çfarë e bën një burrë të pëlqyeshëm në sytë e një gruaje musu?
Kur arrin të flasë me një burrë, të ketë raporte seksuale, të dalë me të, kjo do të thotë se është e dashuruar. E kërkojnë dashurinë. Për ta dashuria është më e rëndësishme se partneriteti. Një prej motiveve për të qenë me dikë tjetër është dashuria. Nuk u intereson të martohen e të krijojnë familje me një burrë. Kur nuk ka më dashuri, merr fund edhe lidhja. Nuk rrinë bashkë për hir të fëmijëve, të parave apo diçkaje tjetër.
Ekziston koncepti i martesës në mendjet e musuve?
Po, madje fëmijët kërcënohen përmes tij: "Po nuk u solle mirë, do të të martojmë". Fëmijët e perceptojnë martesën si një histori horror. Më pyesnin si jetonim. U thosha: burrat njihen me gra, bien në dashuri, lindin fëmijë e jetojnë bashkë për gjithë jetën. Oh, më thoshin, duhet të jetë diçka e bukur. Por qeshnin me faktin që ne përsërisim diçka që e dimë që nuk funksionon.
Mund t‘ju pyesim nëse e varët kapelen në ndonjë prej grepave?
Një grua donte të lindte fëmijë me mua. I thashë jo. Nuk mund të kem një fëmijë me ty, pasi ti jeton në Kinë e unë në Argjentinë. "E pastaj", tha. Fëmijët qëndrojnë gjithnjë me nënat. I thashë se nuk mund të kisha një fëmijë të cilin nuk mund ta shihja. Thjesht buzëqeshi kur vërejti se e kisha marrë shumë seriozisht. Kur lindin, fëmijët u përkasin vetëm atyre - burrat nuk luajnë kurrfarë roli.