ǑPRESIN SHQIPTARET NGA KETO ZGJEDHJE...
Mbajtja e mitingut të Partisë Socialiste në Qytetin Studenti ka dashur, së paku sipas propagandës së kësaj partie, të përcjellë mesazhin dhe simbolikën se gjërat (përfshirë edhe proceset historike) do të duhet të mbyllen për logjikë atje ku kanë filluar. Bashkërendimi i këtij mesazhi me sfondin dokumentar, ku së paku ishin dy a tre prej drejtuesve të kësaj partie, synonte ta fuqizonte e ta bënte më të prekshëm pikërisht këtë mesazh. Sigurisht, edhe ndarjen përfundimtare me ish-Partinë e Punës. Mirëpo gjërat vijnë e ngatërrohen nëse - pa rënë në akuzat e zëdhënëses së PD-së, - kur sheh ata që janë rreshtuar nëpër karriget e kandidatëve dhe folësit e politikës së re.
Në këtë këndvështrim, nëse Rama ka synuar që me këto gjeste të qëmtuara secila me sqimë, por në mënyrë kaotike dhe parapolitike ka dashur të sjellë imazhin e politikës së re, gjithçka mbetet për t‘u rishikuar. Nëse donte të pohonte se udhëheqja e gjatë politike e Berishës, e cila filloi po aty rreth, e nëpërkëmbi ëndrrën e asokohshme evropiane të shqiptarëve, kjo merr kuptim. Nëse me gjithçka bëri - dhe që është në vijë logjike me sjelljen e tij politike qysh nga vendosja në krye të PS-së, - do të thotë se tash lipset një lëvizje e re revolucionare me një Mesi tjetër, (gjë që Rama jo rrallë e ka përsëritur me termat e radikalizmës), kjo thjesht do të thotë se Shqipëria po u futka kështu në një proces të dytë tranzicioni. Të lodhshëm e rraskapitës. Jo produktiv, gjithashtu. Jo produktiv si gjithçka e sipërfaqshme dhe mashtruese.
Përtej humorit
Edi Rama nuk e di, por në sallën e kinoklubit "Studenti", ndërsa Berisha synonte të merrte drejtimin e Partisë Demokratike, gjatë një bisede me intelektualë dhe të rinj, është zhvilluar ky debat me Doktorit dhe një aktori të shquar të filmave. Po e përcjell duke respektuar thjesht kujtesën.
Aktori, i ulur në rreshtin e parë, bash ngjitur me tavolinën që e kryesonte Doktori: A mundem me thanë edhe unë nji fjalë?
Doktori, e sheh me buzëqeshje, dhe ngre dorën siç bën njeriu kur do të thotë: Lëre atë tani! Mos e thuj, të lutem!
Aktori, pas disa minutash ngre sërish dorën: Unë do ta them, për njat dhe!
Doktori: Nuk asht vendi, i dashur… (dhe thotë emrin e aktorit).
Sërish pas disa minutash të tjera, aktori ngrihet, pa e "respektuar" Doktorin dhe me zërin e fuqishëm kthehet nga salla, bën një gjest bezdie (miqësor, kuptohet, ndaj Doktorit) thotë: Po ju nuk e dini mor se kush asht ky burri që flet me ju. Ai s‘e ka emrin Sali, ai s‘është si ne, ai asht Skënderbeu i dytë i Shqipërisë!
Dhe kjo ndodhi, totalisht e pafajshme për momentin kur ndodhte dhe që mund të konsiderohet madje edhe gazmore, m‘u kujtua ndërsa dëgjoja fjalën e Ramës në miting. Unë. Unë. Unë. Pastaj dokumentari. Pastaj videoklipi. Anturazhi i atyre të tjerëve që folën. Shumica ose të dalë boje, ose anonimë. Të gjithë folën më shkurt dhe ku e ku më dobët nga Rama, sigurisht.
Ndërkaq shkrimet, ku "Doktori" krahasohet me Skënderbeun, krahasimet me epopenë skënderbejane, me europianizmin e tij, janë bërë thuajse normë. Jo më larg, por vetëm dy ditë më parë lexova në një gazetë altoparlant të Berishës (ka qenë një markë gramafonash "Il Voce del Padrone"?) se zbulimi i Jozefinës që rruga Durrës-Kukës e ka emrin Sali Berisha, kishte mbetur pas. Artikullshkruesi kishte zbuluar tri rrugë, të cilat duhej të thirreshin Sali Berisha I, Sali Berisha II dhe Sali Berisha III. Ato qenkëshin rruga Durrës-Kukës", Korridori i Jugut dhe Rruga e Arbërit. Kushedi sa do të jetë mërzitur Jozefina me "zbulimet" e këtij artikullbërësi, mendova unë.
E, duket se një garë e ngjashme ka filluar edhe në PS. Ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodi "i Ri" Zgjedhor, e shndërruan këtë sëmundje ballkanike për dashurinë ndaj liderëve të fortë në një normë gati ligjore. Edhe Gramoz Ruçi e tha që vetëm me Edi Ramën mund të realizohet politika e re dhe vetëm me Edi Ramën Kryeministër Shqipëria do të shpëtojë një herë e përgjithmonë. (Nga kush?) Nuk është se kishte ndonjë ndryshim mes ndodhisë "gazmore" me aktorin e njohur e të pafajshëm dhe asaj që pamë në mitingun e hapjes së fushatës së PS-së. Në mitingun e PD-së, që do të mbahet të hënën, sigurisht që do të demonstrohen nivele të reja të kultit të shefit përkatës.
Pa humor
Në të vërtetë shqiptarët, edhe kur nuk e thonë apo e thonë keq, duket se e kanë të drejtë konceptin e tranzicionit, koncept që në politikë më së shumti nënkupton kapërcimin nga një sistem diktatorial në demokraci. Tranzicion është pikërisht ajo zonë ku aksioni dhe efektet e shndërrimit nuk kanë mundur ende të shuajnë masën gri, ku bashkëjetojnë elementët e të dy sistemeve. Shumëkush, varësisht nga prezenca e elementëve përbërës të sistemeve, e quan këtë periudhë edhe demokraturë.
Që Shqipëria të shkëputet nga kjo periudhë e bezdisshme e tranzicionit, qartësisht duhet të përmbushë disa kërkesa që, së pari burojnë nga natyra e sistemit të ri demokratik, por edhe që kohë më kohë na vijnë të shkruara në "paper"-s që na dërgon Brukseli.
Një klasë politike e përgjegjshme duhet ta kuptojë se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte, përveç interesave gjeopolitikë të organizatës, edhe certifikim se një sërë punësh në Shqipëri nuk se është janë edhe aq keq sa t‘u vëmë kazmën, sikundër pretendon Rama. Kështu, Shqipëria ka një rritje të qëndrueshme ekonomike, politikat qeveritare në këtë drejtim kanë qenë liberale dhe produktive. Mjafton të kujtojmë se hendeku i thellë mes nesh dhe fqinjëve tanë, prej të cilëve dikur ëndërronim të merrnim një shishe plastike, është ngushtuar ndjeshëm, në mos në disa drejtime ne kemi dalë përpara. Institucionet e reja demokratike, siç janë partitë politike, jeta politike në përgjithësi kanë hyrë në një trend të pakthyeshëm. Transferimi paqësor i pushtetit në vitin 2005 ishte një nga testet më të rëndësishëm të stabilitetit politik demokratik të vendit dhe që Shqipëria e kapërceu me sukses. Vazhdimi, edhe pse me hope, i një sërë reformave transformuese është një provë më shumë e kontinuitetit të funksionimit të shtetit. Mospërsëritja e një sërë tragjedish, siç kanë qenë grushtet e shtetit, piramidat, shkatërrimet, më shumë se sa shprehje e vullnetit të liderëve politikë, është dëshmi se vetë struktura mendore e qytetarëve ka ndryshuar, është pjekur dhe se sistemi i konsideron ato të huaja.
Zgjedhjet, që janë në prag, do të jenë një nga testet e rëndësishme për të certifikuar atë që deri tani ka qenë institucioni më i nëpërkëmbur i Shqipërisë postdiktatoriale: zgjedhjet e lira në standarde bashkëkohore. Historitë e stërlodhshme me certifikata, regjistra kombëtarë të zgjedhësve, me karta identiteti, me ndryshime kodesh sipas interesave të momentit (pa bërë më parë një analizë të thelluar për të mirat e të këqijat e Kodit pararendës), me sherre komisionerësh, me lista kandidatësh "të fortë", minimalisht dëshmojnë se në gjirin e klasës sonë politike mungon besimi i ndërsjellë dhe maksimalisht se asnjëra palë nuk ka ndërmend të realizojë një proces të ndershëm e të standardeve. Dhe kjo buron jo aq nga "pasioni" për pushtet i liderëve, se sa nga bindja tashmë mbarëpopullore që pushteti merret për përfitime vetanake e klanore. Madje, nuk është e vështirë të kuptohet se, edhe pas shfaqjeve të shëmtuara prej Mesish (Njeriu-Zot, do të shkruante Arbën Xhaferri në esenë e tij të fundit), fshihen pikërisht ndoca interesa si të lartpërmendurat.
Sigurisht, përveç rimëkëmbjes së institucionit të zgjedhjeve, edhe ca detyra të tjera mbeten të kryhen, sikundër është zhvillimi harmonik dhe i qëndrueshëm i vendit, stabilizimi, departizimi dhe rekrutimi mbi bazë të meritave në administratën publike. Përpilimi i strategjive afatgjata të sektorëve jetikë të vendit, që nga shëndetësia e deri te mbjellja e ullinjve. E, të gjitha këto kërkojnë bashkërendim të kontributeve, një shoqëri funksionale demokratike, ku konkurrenca është transparente dhe jo përjashtuese. Pikërisht në emër të këtyre reformave, shqiptarët do të mirëprisnin çdo marrëveshje mes partive politike dhe liderëve të tyre. Thënë ndryshe, nuk kërkohet që shqiptarët të bashkohen në një parti "përtej së majtës e së djathtës"; ata mund të militojnë në ç‘parti të dëshirojnë, por nuk do të jenë të huaj, pasi norma e parë e një vendi që e ka kapërcyer tranzicionin, është mospërjashtimi, gjithëpërfshirja, bashkëpunimi me të ndryshmin. Pasi, edhe këtu e më shumë se dy mijë vjet më parë, Aristoteli, ai që e përcaktoi njeriun si kafshë politike, e pati thënë.
Po le ta fillojmë me zgjedhjet kësaj radhe dhe t‘u dëshmojmë shqiptarëve se vërtet po punojmë për mbylljen e tranzicionit tonë të gjatë e të lodhshëm….