Shqiptaret e greket sipas nje sulltani
Edhe pse ka nje vizatim zyrtar te historise 500-vjecare nen sundimin otoman te Shqiperise nuk kane munguar as nuancat e ndryshme jozyrtare qe kane tentuar te nderhyjne ne kete lloj vizatimi duke ja zbehur linjat ne disa drejtime.
Nje liberth i botuar se fund me titull Kujtimet e mija nga politika qe ka per autor Sulltan Abdylhamitin eshte i rralle ne llojin e vet ngase deri me sot arkivat osmane apo rrefimet e te tjereve mbi eksperiencat e osmane ku vecojme ato te diplomateve udhetareve e artisteve perendimore kane baza e skalitjes se nje perfytyrimi historik per ate se cperfaqesonte ajo perandori.
Ndersa rrefimi i nje sulltani ne trajte kujtimesh e rrefimesh te zhveshura nga gjuha zyrtare pothuajse ka munguar. I tille eshte ky liber i sulltan Abdylhamitit i cili u kushton ca rreshta edhe shqiptareve.
Ja cfare ka thene nder te tjera Meqenese shqiptaret kishin hapur zjarr ndaj njesive tona ushtarake ne Keshillin e Ministrave u propozua qe te veprohej me rreptesi ndaj qytetareve tane shqiptare. Mirepo une jam i mendimit qe sulmi i tyre nuk ishte pa shkak. Ushtaret tane jane perpjekur te marrin nga disa kulla malore ushqim dhe arme me teper se sa ishte e nevojshme dhe populli vendas duhet te jete kunderpergjigjur.
Dhe me tej ...
nga ky popull kane dale ushtare dhe drejtues te jashtezakonshem. A nuk jane prej tyre dhe ata qe gjenden rreth sulltanatit tim
Te qenit krenar dhe respekti ndaj lirive qe ata zoterojne me shekuj jane nje enderr qe ata deshirojne. Per me teper nese kemi parasysh dhe ndikimet e vendeve fqinje qe kerkojne ti armiqesojne ndaj nesh atehere nevojitet qe ti falim ata per shume gjera.
E cuditshme ne kete rast eshte se shprehi te tilla te qenit krenar dhe respekti ndaj lirive u shkojne per shtat gatuesve te historiografise zyrtare nen komunizem per kapitullin e sundimit otoman ose dhe atyre qe metojne ta ndertojne kete kapitull historik mbi prirje nacional-komuniste per shkak se opinioni i Abdulhamitit ka nje perputhje me ligjerimin e tyre skematik emfatik adekuat dhe te panegociueshem mbi nje popull te lashte...nder me te lashtet...qe e do lirine...krenar qe eshte shqiptar...e qe te huajin e ka luftuar...me pushken qe nuk e ka hequr kurre nga dora...e hasmit i ka treguar vendin... etjetj.
Ndaj nisur nga kjo nuk eshte cudi qe opinioni i Sulltan Abdylhamitit te sherbeje si reference e ndritshme ketej e tutje per nje pjese te mire te hulumtuesve dhe oponionberesve ne kete fushe te asaj kategorie qe e ben qasjen historike me ngasje gjaku e jo principi mbi te verteten. Ngjashem mund te sherbeje dhe kapitulli mbi greket qe ndryshe nga ai per shqiptaret titullohet ferko duart Hajduteria.
Ne kete kapitull Abdylhamiti rrefen per nje marrje peng ne afersi te Sivasit te nje drejtori minierash me shtetesi franceze me qellim grabitjen dhe thote se te tilla gjeste te uleta jane te shpeshta dhe qe i kane kushtuar arkes se perandorise shpenzimin e mijera lirave per te paguar lirimin e pengjeve. Dhe ja se shkruan sulltani me tej Kete pune qe ta nxin fytyren e bejne gjithmone greket.
Duhet pranuar se ata jane bere mjeshter ne rrembimin e njerezve dhe perfitimin prej tyre. Mirepo e keqja e kesaj pune eshte se kurre xhandaret e arrestojne ndonjerin prej tyre qeveria greke nderhyn menjehere ne kete ceshtje dhe e kerkon ate hajdut meqe eshte qytetari i saj. Ne kete menyre ne fund te marifeteve te tyre ta shpetojne nga denimi i vetem qe meritojne pra shpetojne pa u varur.
Por per tiu larguar cdo spekulimi ne kapituj te tjere Abdylhamiti percjell dhe vleresime per greket sidomos per potencialin e tregtise se tyre brenda perandorise.
Ne liberthin e tij me kujtime botuar ne shqip per here te pare Sulltan Abdylhamiti flet dhe per nacionalitete te tjera te perandorise si per bullgaret me se shumti e sidomos per armenet. Ai flet per ankthet e epokes se tij qe shenon dhe fundin e nje perandorie 500-vjecare duke u bere intriguese per shkak te gjuhes deri diku intime sic e meritojne ta kene kujtimet.