Muzaka i dhuron barazimin kombetares kuqezi

Ky 90 minutesh eshte zhvilluar pothuajse teresisht ne gjysmefushen tone pasi Kuzhe kishte menduar me shume per mbrojtjen. Qe ne sekondat e para Rumania nuk arriti te shenonte pasi goditi shtyllen me Marica dhe me pas Torje nga e djathta e sulmit te Rumanise ka ushtruar presion gjate gjithe fraksionit te pare te lojes.
Pjesa e dyte nisi me te njejtin ritem ku kuqezinjte menduan me shume per mbrojtjen dhe rumunet kerkonin porten por pa qene te qarte para katerkendeshit te Beqajt. Ne minuten e 80-te Rumania shenoi me zevendesuesin Stancu i cili perfitoi nga pasiguria e mbrojtjes tone duke e cuar topin ne rrjete pas nje goditje nga kendi.
Por i sapofuturi Muzaka i ka dhene nje marsh me shume Shqiperise pasi perfitoi nga nje krosim i Agollit duke kercyer fuqishem ne zonen kundershtare dhe duke realizuar golin e barazimit ne minuten e 88-te. Ndeshja nuk pati me histori dhe skuadra e drejtuar nga Josif Kuzhe merr nje pike te cmuar ne fushen e Rumanise duke pritur takimin e se martes ne Qemal Stafa ndaj Luksenburgut.