E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta kompozitori Selim Ishmaku

Percjellja Artisti mbyll syte ne moshen 59-vjecare

Dje paradite ne menyre te parakohshme eshte ndare nga jeta kompozitori Selim Ishmaku. Ne moshen 59-vjecare Ishmaku vuante nga nje semundje e rende. Ishmaku i njohur per veprimtarine e tij si instrumentist kompozitor e dirigjent prej dhjete vitesh punonte ne Radio Televizionin Shqiptar. Karrieren e tij artistike e ka filluar ne Ansamblin e Ushtrise si violinist ka punuar ne Qendren Kulturore per Femije dhe ne Radio Tirana ku ka qene redaktor i muzikes. Vitin e shkuar Ishmaku ishte drejtori artistik i Festivalit te pervitshem te RTSH dhe nje nder artiset qe ne 45-vjetorin e ketij festivali u nderua me cmim per orkestrim. Edmond Zhulali nje nga miqte e tij shprehet se kjo ishte nje humbje e parakohshme e nje artisti te pergatitur i cili eshte njohur per orkestrimet e tij. Per shkak te semundjes Ishmaku ishte shkeputur vetem muajt e fundit nga puna. Percjellja e tij per ne banesen e fundit behet sot ne oren 1100.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›