E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Pavarësisë rrezikon të shembet

Sipas drejtuesve të muzeut, objekti i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, në Vlorë, ka nevojë për shumë ndërhyrje të llojllojshme, por as fondi i premtuar nga Ministria shqiptare e Kulturës, prej vetëm 3 milionë lekësh, nuk është lëvruar ende.

“Këtu kryesisht do të bëhen punime në fasadë, punimet specifike të drurit, siç janë restaurimi i ballkonit dhe shkallëve të drurit. Ne kemi kërkuar që ato të kthehen ashtu si ishin në origjinal.

Njëkohësisht, janë edhe punimet elektrike për ndriçimin e fasadës, punimet hidraulike, dhe disa punime specifike të tjera. Sa i përket muzeut historik, afër Sheshit të Flamurit, fasada është restauruar, por brenda mungojnë dhe stendat.

Ne mungesë të tyre, artefaktet janë vendosur nëpër arka të vjetra, madje edhe nëpër kova,” deklaron drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Agron Shehu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›