Vëzhgimi, “aktorët” në kryeqytet që na zbrazin xhepat në mes të rrugës
Kush janë personazhet që kanë perfeksionuar artin e të lypurit duke mashtruar. Recetat e ilaçeve, pika kyçe që ata përdorin për të manipuluar qytetarët
Jonida Tashi
Rrugët e kryeqytetit kanë filluar të uzurpohen nga njerëz, të cilët aktrojnë për mrekulli duke na zbrazur xhepat çdo ditë e më shumë. Forca e zakonit për të zgjatur dorën nga dembelizmi ka bërë që këta njerëz, edhe pse të shëndetshëm fizikisht për punën, të enden rrugëve të kryeqytetit për të lypur. Tashmë, prania e këtyre lypsarëve aktorë vihet re në çdo rrugë të Tiranës, sidomos në zonat më të pasura të saj. Pothuajse çdo ditë, pranë Ministrisë së Financave, çdo kalimtari që ecën në atë rrugë i duhet të ndeshet me një mesogrua, e cila nuk tutet të ndalojë asnjë qytetar për t’i kërkuar ca lekë, madje jo ndershmërisht, por duke mashtruar. Gruaja në fjalë mban disa dokumente në duar, që sipas saj, janë të djalit që ajo ka të shtruar në Spitalin Ushtarak këtu në kryeqytet dhe nga pamundësia ekonomike ajo del u kërkon lekë njerëzve vetëm për të blerë ilaçet e të birit. “Unë vetë jam e sëmurë dhe nuk punoj dot. Burrin nuk e kam (arsyet nuk i tregon) dhe e kam djalin shumë të sëmurë, të shtruar në spital, por nuk kam lekë që t’i blej ilaçet që më ka dhënë doktori në këtë recetë. Të lutem, më jep ca lekë që t’i marr ilaçet çunit se do më vdesë po nuk ia bleva, se është shumë i sëmurë”. Këto janë fjalët standarde me të cilat kjo grua i drejtohet çdo qytetari që ndeshet me të kalimthi në rrugicën pranë Ministrisë së Financave.
Mashtrimi
Fillimisht, pothuajse çdo qytetar që e ka takuar për herë të parë këtë grua ka ndjerë keqardhje dhe ia ka lënë disa lekë në dorë. Por, duke biseduar me njëri-tjetrin ose me të njohurit e tyre që e kanë hasur gruan lypëse, shumë shpjet njerëzit janë ndërgjegjësuar se ajo është thjesht një mashtruese që për të marrë ca lekë qyl mundohet të trillojë fatkeqësi të pavërteta se ka djalin shumë të sëmurë në spital. Tashmë janë të paktë njerëzit që bien në grackën e saj, sepse të gjithë janë bindur që në dorën që zgjat ajo grua për lekë nuk ka asgjë të sinqertë përveç mashtrimit që ajo të ofron si shkëmbim për të hollat që i jep. Por kjo grua nuk është i vetmi njeri në kryeqytet që ka mësuar artin e të lypurit duke mashtruar qytetarët. Si kjo gjen kudo, madje ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se si këta njerëz, të veshur jo keq, në gjendje të mirë fizike, sikurse edhe mendore, kanë guximin të vjedhin në mes të ditës xhepat e qytetarëve të ndershëm, që punojnë nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar të ardhurat e familjes së tyre.
Recetat
Pak më tej Ministrisë së Financave, rreth zonës së Shallvareve në kryeqytet, të shfaqet një tjetër lypës mashtrues, që luan pothuajse të njëjtën lojë si të gruas që del te Financat për t’u marrë lekë qytetarëve. I vetmi ndryshim midis zotërisë që ka uzurpuar zonën e Shallvareve për të lypur nga rasti i mësipërm qëndron në faktin se ky është vetë i sëmurë dhe nuk ka të ardhura për të blerë ilaçet. Madje fantazia e këtyre njerëzve për të zhvatur kalimtarët shkon deri në atë pikë sa ata gjejnë edhe dokumente mjekësore, si receta, analiza, raporte mjeko-ligjore vetëm për t’i bindur ata që nuk po mashtrojnë, por kanë vërtet një hall të madh që nuk kanë mundësi ta zgjidhin. Ashtu si gruaja te Ministria e Financave, që mban në dorë dokumentet mjekësore të djalit të sëmurë, zotëria e Shallvareve ka gjetur një recetë origjinale farmacie të plotësuar, të cilën ia tregon çdo njeriu që i afrohet. “Sapo dola nga farmacia dhe nuk kam lekë që t’i blej të gjitha ilaçet që më ka dhënë doktori, por jam shumë sëmurë dhe duhet t’i marr patjetër. Të lutem, do më japësh një 2 mijë lekësh që të plotësoj lekët për të blerë ilaçet?”. Kështu u drejtohet njerëzve burri rreth të pesëdhjetave, për të cilin ekzistenca e thinjave në kokë nuk përbën asnjë problem për të mashtruar. Përballë përhapjes së këtij fenomeni, çdo qytetar duhet të mbajë një qëndrim jodashamirës, pasi nëse sot persona të tillë numërohen me gishta, të nesërmen ata do të jenë një gur tjetër i rëndë që do të rëndojë në kurrizin e shoqërisë shqiptare. Raste të tilla janë shumë larg atyre të fëmijëve të vegjël, të cilët, për arsye të moshës, nuk e dinë as vetë pse gjenden rrugëve të kryeqytetit, apo të çdo qyteti për të kërkuar lëmoshë, pasi i kanë nxjerrë të tjerë njerëz aty. Largimi i këtyre fëmijëve nga rruga është në radhë të parë detyrë e qeverisë, e cila, megjithëse e ka përsëritur si refren kënge deklaratën për t’i hequr nga rruga fëmijët, deri sot nuk ka ndryshuar asgjë. Ndërkohë që për një vend të vogël si Shqipëria përhapja e këtij fenomeni është tepër shqetësues për qytetarët. Nëse ky do të jetë imazhi i Shqipërisë europiane, kjo është një çështje për të cilën duhet të flasin vetëm qeveritarët, ndërsa neve na mbetet thjesht të vëzhgojmë.
18 Qershor 2009