E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu vetëm ëndërr

Ditë më parë, artistë dhe drejtues të institucioneve kanë ngritur shqetësimin për ndërtimin urgjent të një Muzeu të Artit të Kosovës.

Duket se dëshira e tyre vështirë se do të realizohej, posaçërisht jo në dy vitet e ardhshme.
Deri në atë ditë më shumë se 700 vepra të mediumeve të ndryshme brenda Galerisë së Arteve do të shkatërrohen dalëngadalë. Jo pse është faj i GAK, por pse ky institucion nuk ka vend adekuat për ruajtjen e veprave.

Disa ditë pas Ministria e Kulturës reagon në artikull.

MKRS thotë se ka gatishmërinë për realizimin e projektit të Muzeut të Arteve Bashkëkohore. Por edhe në këtë rast edhe pse urgjent për artin, MK thotë se nuk ka mjete financiare për realizmin e këtij projekti.

“Por, për shkak të mungesës së lokacionit për ndërtimin e këtij muzeu, kjo praktikisht, tash për tash, është e pamundshme. Hapësira në të cilën është dashur të ndërtohet ky muze i përket Universitetit të Prishtinës”, thotë Arbërore Riza, zëdhënëse e MK.

Projekti për realizmin e Muzeut të Artit Bashkëkohorë është realizuar qysh në kohën kur Ministër i Kulturës ishte Astrit Haraqia. Por edhe pse kanë kaluar disa vite projekti nuk është realizuar. MK thotë se ka dërguar një kërkesë në drejtim të Universitetit të Prishtinës dhe presin prej tyre një “mirëkuptim për dhënien e një lokacioni të tillë në kuadër të hapësirës universitare”.

Sipas MK, Muzeu i Arteve Bashkëkohore do të ishte një institucion në shërbim të studentëve dhe të pedagogëve të Fakultetit të Arteve të këtij universiteti.

“Projekti ideor dhe projekti zbatues i këtij projekti janë të përfunduara, ndërkaq, pas përzgjedhjes së lokacionit për ndërtimin e këtij objekti do të bëhet incizimi gjeofizik dhe matja gjeomekanike e truallit”, tha Riza për Express.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›