Djemtë: Erion, Olta të përdor kundër Bertinës
Për shkak të provës javore banorët janë larguar për pak nga shtëpia e “Big Brother”. Të ndarë në grupe ata kanë nisur të bëjnë prova patinazhi në pistën e City Park. Gjithashtu banorët kanë festuar ditëlindjen e Hakiut, duke i bërë atij një surprizë, në të cilën mungonin disa prej banorëve. Edhe Erioni me Bertinën janë mërzitur disi me njëri–tjetrin, pavarësisht se pak më përpara ishin duke kënduar këngë dashurie.
Edi ndihet i distancuarKlodi, Seldi dhe Olta janë në dhomë dhe po bisedojnë. Më pas tek ata vjen edhe Edi dhe Klodi shprehet se Edi nuk është vetvetja në BB dhe si ka mundësi që është nominuar vetëm një herë. Ai thotë që është vetvetja, por shpesh ka elementë që ia prishin ditën. Olta shprehet se Edi mund të përballet me këta elementë dhe nuk ka pse të lejojë që t’ia prishin ditën. Edi i thotë që grupi i tyre e kanë distancuar Edin dhe Domi përgjigjet që kjo nuk është e vërtetë. Seldi i thotë që për t’u bashkuar për një bisedë nuk ka pse ata ta thërrasin, por ai duhet të afrohet vetë, pasi as Seldit nuk i thotë asnjë “hajde rri me ne të lutem”.
Dashuri përmes këngëveErioni dhe Bertina qëndrojnë të dy pranë njëri-tjetrit të përqafuar. Ata dëgjojnë këngët në sfond dhe i komentojnë ato. Erioni i kërkon asaj që t’i përkthejë disa prej tyre, pikërisht ato që i këndojnë dashurisë. Bertina, ndërsa këndon, i përkthen këngët Erionit. Ai i kërkon Bertinës që të shkruajë te dora e saj germat E dhe B, ndërsa ajo mendon se më mirë do ishte që secili të shkruante germën e tjetrit. Të njëjtën gjë bëjnë edhe Jetmiri me Rezartën, ku është Jetmiri ai që i përkthen vargjet e këngëve vajzës. Të dyja çiftet i shprehin dashurinë njëri-tjetrit përmes këngëve. Ndër të tjera ata dëgjojnë edhe këngën e preferuar të Enxhit dhe Bertina thotë me zë të lartë se e përshëndet atë. Klodi e dëgjon dhe thotë se ajo po tregohet shumë false, sepse kur Enxhi ishte brenda, ajo jo vetëm që nuk iu afrua, por me disa të tjerë e shndërruan figurën e saj në një “gogol”. Bertina nuk reagon fare.
Ngacmime mes Erionit dhe BertinësErioni dhe Bertina ngacmojnë njëri-tjetrin. Erioni shkon ta puthë, ndërsa ajo nuk dëshiron që ai ta ngacmojë. Ai insiston dhe Bertina shprehet se kur dëshiron ai, nuk do ajo dhe e kundërta dhe shton se janë shumë të çuditshëm si çift. Duke u ngacmuar, Bertina i thotë se ai i lë të kuptojë se ndien pak, ndërsa Erioni ia kthen se pavarësisht se çfarë i lë të kuptojë, ajo duhet të mendojë gjithnjë më të bukurën e më shumë se aq sa i transmeton ai. “Me sytë e tu, ti shiko vetëm pozitiven, edhe pse në dukje është negative”, shprehet Erioni, ndërsa ajo ia kthen se sytë e saj shohin shumë gjëra dhe kjo e pengon që të veprojë ashtu si i thotë ai, madje, ato që sheh e bëjnë që të dyshojë. “Mos dysho më, por shijo momentin!” - e këshillon ai. Të dy të rinjtë vazhdojnë të ngacmohen për ndjenjat që kanë.
Prova e javësBanorët presin me entuziazëm fillimin e provës së kësaj jave. Olta merr udhëzimet nga “Vëllai i Madh” e ndërsa të gjithë janë mbledhur në dhomën e ndenjjes, ajo ua lexon ato. Prova e kësaj jave ka të bëjë me patinazhin artistik, ku banorët do të mësojnë se si të bëjnë patinazh në akull. Kjo provë do të zhvillohet jashtë shtëpisë, në ambientet e City Park. Banorët do të ndahen në dy grupe, ku njëri grup do të niset përnjëherë, ndërsa grupi tjetër do të shkojë, pasi të kthehet i pari në përfundim të provave. Grupi i parë përbëhet nga Olta, Erioni, Klodi, Ada, Miri dhe Hakiu, të cilët shkojnë menjëherë në zonën e tunelit ku shoqërohen për në ambientet që do të zhvillojnë provën. Bertina shprehet se u mërzit që e ndanë nga Erioni dhe thotë se në çdo provë ata gjithnjë janë veç e veç. Grupi tjetër përbëhet nga Edi, Seldi, Rezarta, Valoni, Bertina dhe Domenika. Atje banorët i presin instruktorë, të cilët fillojnë t’u shpjegojnë mënyrën e qëndrimit, ekuilibrin dhe të rrëshqitjes në akull. Banorët fillojnë të provojnë e të argëtohen, por nuk mungojnë edhe komentet dhe rrëzimet.
Ditëlindja e Kikës shkakton mërzitjeBanorët i bëjnë një surprizë Kikës, i cili ka ditëlindjen. Ata shkruajnë një poezi dhe kur ora shkon 00.00 urojnë Kikën për ditëlindjen, duke kënduar “shumë urime për ty...” dhe më pas i këndojnë të gjithë njëzëri vargjet që kishin shkruar në letër. Gjatë këtyre urimeve Olta, Ada dhe Klodi nuk morën pjesë në surprizën që u bë për Kikën. Kur banorët e uruan Kikën dhe i kënduan këngën e ditëlindjes, Olta dhe Ada ishin në banjë, ndërsa Klodi në dhomën e gjumit dhe nuk patën mundësinë që të bashkoheshin me të tjerët në urimin e Hakiut. Pasi dëgjuan këngën ata shkuan në sallon dhe uruan Kikën pas të tjerëve dhe shkuan përsëri në dhomën e gjumit. Klodi u thotë vajzave të grupit të tij se për të kjo mënyrë festimi ishte mungesë respekti ndaj tyre. Sipas tij, banorët e grupit tjetër duhet që t’i përfshinin edhe ata në surprizën që i bënë Hakiut. “Ata flasin për ndarje, po ata vetë e bëjnë ndarjen”, thotë Klodi dhe Olta mbështet mendimin e tij. Klodi i thotë se edhe Bertina po e ngacmon së tepërmi. Olta, pasi e këshillon që të mos i vërë fare rëndësi fjalëve të Bertinës, përforcon mendimet e tij se janë banorët e grupit tjetër ata që e bënë dhe e duan ndarjen në grupe. Të tre të mërzitur nga fakti që ngelën jashtë surprizës së Kikës, bëjnë thashetheme për pjesëtarët e grupit tjetër. Ada, ndër të tjera, thotë se Kika nuk kishte faj, pasi atij ia bënë surprizë dhe nuk ishte fare në dijeni, por duhet të ishin banorët e grupit tjetër ata që t’i ftonin të merrnin pjesë në organizim. Edhe Olta me Klodin janë të të njëjtit mendim dhe thonë se me këtë sjellje banorët e grupit tjetër kanë bërë diçka shumë të ulët.
Erioni mërzitet me BertinënErioni dhe Bertina dalin jashtë dhe debatojnë me njëri-tjetrin. Erionit i ka ngelur hatri, sepse kur banorët e grupit ku bënte pjesë edhe Bertina, u nisën për të shkuar në pistën e patinazhit, teksa dilnin Bertina nuk e kishte takuar Erionin, i cili ishte afruar pikërisht për këtë. Bertina i thotë se nuk e kishte vënë re një gjë të tillë. Erioni nuk e pranon justifikimin e saj, pasi ndihet i ofenduar. Vajza i thotë se ai mërzitet për gjëra të parëndësishme, por Erioni e kundërshton dhe i thotë se ajo mund të ishte lënduar në pistën e patinazhit, ose mund të ndodhte diçka tjetër dhe ata nuk do të takoheshin më nëse njëri do të dilte nga shtëpia. “Pranoje që e ke gabim dhe mos nxirr justifikime të kota”, i thotë Erioni Bertinës. Pas kësaj ajo vë re që Erioni është mërzitur vërtet dhe i thotë “ok do ta kem parasysh për raste të tjera”, por djali i thotë se tashmë nuk ka më rëndësi. “Nuk dua që ta bësh herës tjetër, sepse do e bësh ngaqë ta kërkova unë dhe jo sepse e ndjeve”, thotë Erioni. Pas kësaj shton se nuk e di nëse ai është personi më i rëndësishëm për Bertinën brenda shtëpisë së BB-së, sepse sjellja e saj nuk e tregon këtë gjë. Bertina i thotë se njerëzit kanë mënyra të ndryshme për t’i shprehur gjërat. Erioni i thotë se që tani e tutje edhe ai do të thotë se gjërat i bën ashtu siç i ndien. Ajo i thotë se edhe ai vazhdon të bëjë disa gjëra që asaj nuk i pëlqejnë. Ai i kërkon që ajo të mos përdorë raste të tilla, sepse po e deformon bisedën.
Djemtë bisedojnë për OltënErioni, Jetmiri dhe Valoni janë ulur në banak dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Ata diskutojnë për grupin tjetër, duke thënë se ata nuk marrin pjesë në diskutime. Erioni thotë se Klodi ishte mërzitur me të, sepse ai me shaka i kishte thënë gjatë provës “ç’do këtu ti, ku e ke grupin tënd”. Ai thotë se kjo nuk është e drejtë, pasi edhe banorët e grupit tjetër e ngacmojnë shpesh Bertinën duke përdorur ironinë. Jetmiri i thotë se ai nuk ka pse ta vrasë mendjen nëse u ngel hatri atyre apo jo, ai duhet të bëjë lojën e tij, sepse nuk ka detyrime ndaj tyre. Erioni tregon për një bisedë që kishte bërë me Oltën, së cilës i kishte thënë se nëse ajo i bënte veprimet me ndjenjë ai nuk do ta kishte keqkuptuar, por nëse ajo i bënte veprimet kundrejt tij për të mërzitur Bertinën, atëherë do t’i vinte vërtet keq. Jetmiri i thotë se Olta nuk i bën veprimet me ndjenja, sepse ashtu ishte sjellë edhe me djemtë e tjerë të shtëpisë, duke përmendur Bledin. “I thashë të respektoj si shoqe, por po më përdore kundër një personi kaq të afërt për mua e ke shumë gabim”, thotë Erioni. Valoni i thotë “ti nuk e ke vërejtur, por ajo erdhi të puthi ty, pa Bertinën dhe iku”. Ata bisedojnë për një kohë të gjatë duke e vazhduar bisedën e tyre jashtë. Edhe Jetmiri i thotë Erionit që të ndryshojë kundrejt Oltës, sepse duket që ajo e përdor për të mërzitur Bertinën. Ai i thotë “mos u merr me të, e pe çfarë i bëri Bledit, i shkreti u mor me të gjithë javën dhe nuk e tregoi dot kush ishte”.
Klodi: Duhet të njoh edhe të tjerëtKlodi diskuton me Domenikën për kunjat që i kishte hedhur Erioni gjatë provës së javës dhe shprehet se me Erionin nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj afrimi. Ai nuk e ka marrë asnjëherë mundimin të flasë me të, përveçse t’i hedhë kunja në lidhje me preferencën seksuale. Domenika mendon se ata janë të shtyrë kryesisht nga Jetmiri, por shton se edhe vetë ata nuk ngelen mbrapa. Klodi thotë se është i mërzitur me Adën dhe Oltën. Kur Domi e pyet përse, ai nuk i tregon gjë, por ajo e këshillon që të mos mërzitet kot me to, sepse me kalimin e kohës mund të ndodhë që të mërzitet edhe më shumë. Klodi shprehet vetëm se është afruar shumë me to, duke mos u dhënë hapësirë edhe të tjerëve për t’u njohur. Domenika vazhdon ta këshillojë që të mos mbyllet në vetvete.
#