E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika e dhomës në Durrës


Festivali i Muzikës së Dhomës do të sjellë 5 mbrëmje me muzikë klasike në qytetin bregdetar. Si çdo vit, në këtë aktivitet janë të ftuar instrumentistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Në këtë edicion të dytë marrin pjesë instrumentistët Jonian Kadesha, Marin Gjollma, Arben Llozi, Nevila Kalaja, Arben Basha, Pirro Sota etj. Çdo mbrëmje, deri më 6 shator, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë pjesë nga emra të njohur të muzikës botërore si: Bethoven, Prokofiev, Ravel, Ramaninov, Shostakovich, Vivald, Rossini, Moxart etj.

Shirat rrezikojnë Portikun e qytetit antik të Apolonisë. Alarmin e jep drejtori i këtij qyteti, Marin Haxhimihali, i cili i kërkon ndihmë Institutit të Monumenteve.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›