E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat kërcënojnë Apoloninë

Prej disa vjetësh, në Portikun ku ekspozohen të gjitha gjetjet në qytetin antik të Apolonisë, janë konstatuar çarje arkitektonike. Origjina e të cilave duket se janë gërmimet që janë bërë në pjesën e pasme të tij. Sipas drejtorit të këtij qyteti, Marin Haxhimihali, këto dëmtime duken tek të çarat në dyshemenë kryesore dhe në mure.

"Në këtë portik ekspozohen statuja të dimensioneve të mesme dhe të vogla, ndërsa një pjesë tjetër e çojmë në Tiranë, në fondet e Institutit Arkeologjik Shqiptar. Për këtë situatë është njoftuar edhe Instituti i Monumenteve, por deri tani nuk kemi marrë një përgjigje konkrete. Me mjetet që ne kemi në dispozicion, nuk arrijmë ta restaurojmë, dhe me afrimin e shirave të parë të këtij viti, ky portik ka mundësi të shembet".

Shumëkush nga vizitorët e dallon qartë një të çarë prej 30 metrash brenda tij, e cila kërkon konsolidim të plotë të strukturave në pjesën e pasme të manastirit. Sipas Haxhimihalit, pritet kalimi i inventarëve të Muzeut nga Qendra Albanologjike drejt sistemit të Ministrisë së Kulturës, që do të marrë në dorëzim edhe Muzeun Arkeologjik të Apolonisë. Kjo procedurë po zgjatet për shkaqe burokratike, gjë që do të thotë se investimet mund të vonohen dhe pasojat do të jenë negative. "Imagjinoni, - ngre shqetësimin ai, - sikur pas ca ditësh kjo pjesë të rrëshqasë! Do të ishte vërtet me pasoja të mëdha dhe riparimi i saj do të kushtojë shumë.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›