Muzikë për Felinin, Kopolën e të tjerë
Një mbrëmje jo e zakontë muzikore premton që të jetë kjo e sotmja në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku falë muzikës mund të rijetosh ngjarje të filmave të mëdhenj. “Rruga” e Felinit dhe “Kumbari” i Kopolës ringjallen përmes muzikës së Nino Rotës, apo “Casablanca” me kolonën zanore të Shtejnerit ekzekutohen në koncertin e sotëm të orës 19.00. Nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në ditën e Krishtlindjes mbahet ky koncert i titulluar “Homazh kinemasë” me interpretimin e Solistëve të San Karlos. Në program janë edhe Cipriani, Piazzola, Donaldson, Brodszky etj.