"Populli kurban në festën e Kurban Bajramit"
Këtë vit më shumë se më parë, festa e Kurban Bajramit na gjeti në një varfëri që nuk ka penë ta përshkruajë. Thuajse të gjitha mediat e shkruara dhe ato televizive e përcollën më së miri këtë fakt që të rrëqeth. Edhe pse çmimet e mishrave nuk patën ngritje, të pakta kanë qenë familjet që ju gëzuan mishit të qengjit apo të viçit dhe shumë të pakët ata që kurbanin e kanë bërë siç duhet; duke sakrifikuar një qengj. Është e tmerrshme të shikosh një popull si në filmat bardh e zi të paraluftës, që me gjithë dëshirën e madhe për të gëzuar një nga festat më popullore, nuk mundet për arsye që tashmë dihen. Këtë e panë të gjithë përveç Kryeministrit tonë. Ose i shkëputur tërësisht nga realiteti ose hileqar, që del e thotë se është Bajrami më i begatë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Zot na ruaj! Kurban në Kurban Bajramin e sivjetshëm, ishte populli im i vuajtur e i pazë. Në emër të kujt u bë Kurban ky popull?