"Pafytyrësitë që po shoqërojnë shkëputjen e Kosovës"
Dilema: Evropa ka frikë nga një radikalizëm në Serbi, kështu përligj ajo shtyrjen e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në zgjedhjet e reja nuk mund të fitojë askush që është më radikal se Koshtunica. Ai deri sot ka treguar se mendon si Millosheviçi, por kanë një dallim: njërit i mungon "viçi" në fund.
Pafytyrësia 1: "Pas mbarimit të luftës u kthyen në Kosovë shumë më shumë shqiptarë sesa që kishin ikur. Ata erdhën nga Maqedonia dhe Shqipëria në Kosovë, por për kthimin e serbëve nuk është bërë asgjë". Koshtunica për kanalin televiziv të Moskës TVC. E vërteta e parë: Ai pengon kthimin e serbëve! E dyta: shqiptarët nuk kishin ikur, ishin deportuar dhe dëbuar! E treta: shqiptarë nuk kanë ardhur nga Shqipëria dhe Maqedonia, por kanë ardhur nuse dhe kanë shkuar nuse!
Pafytyrësia 2: "NATO don të krijojë shtet të ri në territorin e Kosovës me kryeqytet bazën amerikane Bondstël...", tha Koshtunica për kanalin televiziv rus. Rrenë! NATO garanton sigurinë e shtetit të ri. Shteti është ndërtuar para NATO-s. Rrena 2. Kryeqytet do të jetë Prishtina. Lamtumirë Serbi! Mirupafshim në Evropë!