Cila është prejardhja e fjalës Kashar?
I dashur lexues ! Për prejardhjen e fjalës Kashar ne u interesuam pranë Institutit të Gjuhësisë. Por rezulton senë studimet etimologjike që janë bërë deri më sot, ky emër i përveçëm ende nuk është trajtuar. Në përgjithësi prejardhja e emrave të përveçëm apo etimologjia e tyre është e vështirë të bëhet me metoda të mirëfillta shkencore. Sipas gjuhëtarëve të kësaj fushepër të dhënë një mendim të saktë është e nevojshme që të shkohet në vend, të studiohet konfiguracioni, bimësia, etnografia e vendit. Sipas tyre në vështrim të parë, duke i nisur nga trajta e emrit "kashar",është e mundur që të lidhet me fjalën kashër, emri i një bime xhungth.Po ashtu, nuk është e pamundur që të lidhet edhe me fjalën kashtë dhe kashtar. Kashari si zonë ka një datim historik të hershëm. Dëshmohet që në vitin 1460.
Cila është historia e Lekë Dukagjinit të Kanunit?
Dukagjinët ishin familje sunduese feudale e shekullit XIV-XV zotërimet e të cilëve shtriheshin në Shqipërinë e Veriut. Konkretisht nga Zadrima e Sipërme deri në Ndërfandinë dhe në bashkimin e Drinit të Zi me të Bardhin. Burimet bashkëkohore i përshkruajnë këto vise si një krahinë e gjerë, fqinjë me zotërimet e Kastriotëve. Stema e tyre ishte një shqiponjë e bardhë dykrenore. I pari pjestar i njohur i familjes konsiderohet një " Dukë Gjin Tanushi" . Përfaqësuesit kryesorë të Dukagjinasve në shekullin e XV ishin vëllezërit Nikollë e Pal Dukagjini dhe i biri i këtij të fundit Lekë Dukagjini. Dy vëllezërit morën pjesë në Kuvendin e Lezhës në vitin 1444 dhe ishin anëtarë të lidhjes në luftën kundër Venedikut. Pretendimet të dukagjinasve u bënë shkak konfliktesh me sundimtarët e tjerë. Ndërkohë që përforcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut i largoi ata dhe i afroi herë me Venedikun dhe herë me Osmanët.
Paqja midis Dukagjinasve dhe Skënderbeut u arrit vetëm në vitin 1463 me ndërmjetësimin e Pal Engjellit, kryepeshkopit të Durrësit. Pas vdekjes së Skënderbeut,Lekë Dukagjini u bë një nga figurat kryesoreudhëheqëse të luftës. Rënia e kalave të fundit gjatë viteve 1478-79 detyroi Nikollë e Lekë Dukagjinin të mërgonin në Itali. Ata u kthyen në vitin 1481 për të vazhduar luftën, ndonëse pa rezultat. Me emrin e Lekës lidhet lidhet gjithashtu i njohuri "Kanuni i Lekë Dukagjinit", i cili përmbledh norma juridike që rregullonin marrëdhëniet në shoqërinë malësore.
Ku ndodhet Kisha e famshme shqiptare e Shën Mërisë?
Nëse e keni fjalën për Kishën e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, ajo ndodhet në lagjen e poshtme të fshatit Labovë në rrethin e Gjirokastrës. Ajo përbën një ndërtim të veçantë nga pikëpamja planimetrike e vëllimore. Kisha është e tipit me sallë qendrore, mbuluar me kupolë mbi tambur. Ky mjedis qendror rrethohet nga ambientet anësore , prej të cilave ndahet nga arkada dykatëshe. Kisha është e ndërtuar me gurë e tulla në pjesën e poshtmedhe e zbukuruar vetëm me tulla në pjesën e sipërme, të vendosura me forma nga më të ndryshmet, si në asnjë nga kishat e vendit tonë. Monumenti shquhet për vlerat e arkitekturës dhe dëshmon për lidhjet me arkitekturën e Kostandinopojës. Nga ndërtimi planimetrik e vëllimor dhe zbukurimorja del se kisha është ndërtuar në fund të shekullit XIII.