Vdekja e dajes, hakmerret me mjekun
Artan Cena
I vdes daja gjate nje operacioni ne zemer, plagos me thike pas shpine mjekun kirurg. Arben Strazimiri, 35 vjec, ka goditur dy here Ali Rifatllari, 47 vjec, qe kishte operuar te afermin e autorit te dyshuar vetem dhjete dite me pare. Strazimiri, i denuar me pare per vepren penale tentative vrasje te nje kusheriri te tij, e ka ruajtur kirurgun derisa ka dale nga Qendra Spitalore "Nene Tereza". Pas dhjete dite ndjekjeje 35-vjecari ka qelluar mengjesin e djeshem, ne oren 08:30, kardiologun, duke e plagosur ne shpatull dhe ne dore, duke i rrezikuar edhe karrieren e metejshme. Gjithcka ka ndodhur brenda pak minutash ne nje nga repartet e kardiologjise, ne momentin qe nuk ka pasur njeri tjeter pervec agresorit dhe viktimes se tij. Prezenca e nje agjenti civil te sektorit te vrasjeve ne policine e Tiranes ka parandaluar tragjedine, pasi nderhyrja e tij e menjehershme ka vene ne pranga autorin qe mesohet se eshte i semure mendor. Koleget kane kryer nderhyrje kirurgjikale duke mbajtur jashte rrezikut per jeten Rifatllarin, i cili ka humbur shume gjak.
Gjithcka ka ndodhur ne oren 08:30 te mengjesit te djeshem, kur pas me shume se nje jave Arben Strazimiri kishte ndjekur hap pas hapi personin, te cilin ai e quante si pergjegjes per vdekjen e dajes pas operacionit ne kardiologji. Kur ka mundur ta gjeje ne nje moment te vetem dhe pas asnje person tjeter ne korridor, 35-vjecari ka vendosur te qelloje me thike mbi mjekun. Pas kesaj ngjarjeje eshte njoftuar menjehere policia, e cila ka mberritur ne Qendren Spitalore "Nene Tereza". Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit thane dje se "strukturat e posacme te hetimit te krimit u njoftuan se ne ambientet e Spitalit "Nene Tereza" ne Repartin e Kardiologjise eshte goditur me thike Ali Rifatllari, 47 vjec, me detyre shefi i Kardiologjise". Ka qene nderhyrja e nje inspektori civil qe duke trembur fillimisht autorin, e ka kapur duke kapercyer murin e larte rrethues te spitalit. I dyshuari nuk ka bere rezistence, ndersa ata pak kalimtare qe gjendeshin ne rruge jane alarmuar.
Arben Strazimiri, i cili goditi me thike shefin e Kardiologjise ne Spitalin "Nene Tereza" ne Tirane, Ali Rifatllari, rezulton me probleme te shendetit mendor. Policia e Tiranes beri te ditur, se ka marre masen e arrestit ne flagrance per Arben Strazimiri, 35 vjec, banues ne kryeqytet, si autor i dyshuar per plagosjen me arme te ftohte te mjekut 47-vjecar. Arrestimi i tij u mundesua nga forcat e strukturave operacionale, pas marrjes se njoftimit per plagosjen me thike ne ambientet e spitalit. Nga te dhenat e policise rezulton se autori i dyshuar i kesaj plagosjeje, ka qene proceduar me pare per "vrasje te mbetur ne tentative". Gjithashtu, grupi hetimor konkludoi se Arben Strazimiri vuan nga probleme psikike dhe do te kerkohet mendimi i eksperteve. Policia ne bashkepunim me prokurorine po punon per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Me cilesine e proves materiale ne vendin e ngjarjes u sekuestra edhe arma e ftohte e krimit.
"Autori e ndiqte nga pas me thike ne dore"
Plagosja e mjekut ka qene e befasishme. Te pakten kete ka mundur te shpjegoje Shuke Toma, e cila ndodhej ne spital per te vizituar nje te afermen e saj mengjesin e djeshem ne spitalin "Nene Tereza" te Tiranes. Gruaja, rreth te 50-tave, tregon momentet e para te plagosjes se mjekut Ali Rifatllari. Toma tregon se doktori ka qene duke dale nga spitali teksa eshte goditur mbas shpine. Me pas, sipas saj, autori ka tentuar te largohet, por eshte kapur nga nje punonjes policie, i cili ndodhej krejt rastesisht ne vendin e ngjarjes. Ndonese kane kaluar vetem pak caste nga momenti i plagosjes, familjare te pacienteve te shtruar ne spitalin e Kardiologjise perpiqen te shpjegojne momentet e para te ngjarjes.