E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftiu Tërnava ngushëlloi ambasadoren Jacobson për tragjedinë në Lib

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka ngushëlluar ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson me rastin e vrasje së ambasadorit të SHBA-së në Libi, Kristofer Stivens.

“Me shqetësim morëm lajmin sot për sulmin mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, ku pësoi rëndë misioni juaj diplomatik, dhe ku, për fat të keq, humbi jetën ambasadori juaj atje, Kristofer Stivens dhe bashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, zonja ambasadore, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, dhe njëkohësisht shprehim solidaritetin e plotë me familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan.

Sulmet e tilla janë akte terroriste që kanë për qëllim ndaljen e proceseve demokratike dhe instalimin e regjimeve ideologjike e kriminale. Sulmi mbi misionin amerikan është sulm mbi vlerat demokratike, universale dhe qytetëruese.

Jam i bindur që sulmi i sotëm në Bengazi nuk paraqet ambiciet e populli libian i cili ka vuajtur mjaft nga regjimi i Gadafit. Zonja ambasadore, përmes jush ngushëllojmë edhe presidentin Obama, sekretaren Klinton, familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin amerikan”, thuhet në telegramin ngushëllimit të myftiut Tërnava.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›