E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myftiu ekstremist

Mulla Osmani e Mulla Idrizi thonë se Myftiu Naim Tërnava përkrah grupet ekstremiste dhe se është njeri që i frikësohet transparencës. Kjo, sipas tyre, është arsyeja se pse u shkarkuan. Të dy imamët pohojnë se nuk do ta respektojnë vendimin e Myftiut. Nga Lirita Halili më 24 shtator 2011 në ora 08:12

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava përkrah ekstremistët islamë dhe i druhet transparencës. Kjo është arsyeja pse ai një ditë para xhumasë mori vendim për shkarkimin e dy kryetarëve të Këshillit të Bashkësisë Islame.

Të paktën kështu thonë Idriz Bilalli e Osman Musliu, të cilën i shkarkoi nga detyra e kryetarëve të këshillit, njëri në degë në Podujevë e tjetri në Drenas. “Myftiu Tërnava po tenton t’i trimërojë grupet ekstreme, të cilat janë ngritur kundër nesh”, pohon Mulla Idrizi, derisa thotë se përveç këtyre arsyeve, myftiu i Kosovës kurrë nuk ka pas diçka personale me të.

“Ne i kemi drejtuar edhe disa kritika në adresë të Bashkësisë Islame, duke i treguar për keqmenaxhimet që bëhen aty. Edhe kjo mund të merret si arsye pse unë sot jam i shkarkuar”, thotë Idriz Bilalli për Express.

Shkimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›