Njohje pa letra
Po vazhdojnë të mbesin vetëm fjalë tri njohjet e fundit nga udhëheqësit e diplomacisë së Kosovës.
Notat verbale nga Bregu i Fildishtë, Gaboni dhe Nigeria ende nuk kanë shkuar në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në faqen zyrtare të MPJ’së deri më tani janë regjistruar 81 shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, derisa Santa Lucia figuron si vendi i fundit që ka njohur Kosovën, më 19 gusht, 2011.
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli thotë se Ministria e Jashtme është duke gabuar që nuk po e ndryshon numrin e njohjeve në faqen zyrtare.
“Eh valla Ministria e Jashtme ka bërë gabim shumë se nuk i ka shënuar këto njohje të reja. Shumë gabim ka bërë”, ka thënë Pacolli për Express të premten.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...