E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i Libisë

Shpresa e vetme që të bien çmimet e karburanteve në tregun e Kosovës duket të jetë stabilizimi i situatës politike dhe rritja e prodhimit të naftës në Libi. Vetëm atëherë ka gjasa të zbresin çmimet e naftës në tregun e Kosovës, që javën e fundit u ngritën në 5 centë për litër. Ky është arsyetimi i tregtarëve të naftës në Kosovë. Nga Zekirja Shabani më 24 shtator 2011 në ora 08:17

Kosovarët duhet të luten që Libia sa më parë ta zgjedhë qeverinë e re. Të luten që ky shtet të fillojë prodhimin e naftës dhe të dobësohet dollari.

Vetëm atëherë ka gjasa të zbresin çmimet e naftës në tregun e Kosovës, që javën e fundit u ngritën në 5 centë për litër. Kështu po lutet edhe kreu i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Nazmi Bytyqi, që po pret ta rrisë prodhimin e naftës Libia në tregun ndërkombëtar.

“Forcimi i dollarit ka ndikuar që në bursat ndërkombëtare të ngrihet çmimi i naftës që ka ndikuar edhe në tregun tonë. Ne e kemi një informacion se Libia si prodhues i madh i naftës do të rrisë prodhimin pas vendosjes së qeverisë së re atje dhe do të bien çmimet”, pohon Bytyqi.

Ai thotë se ndryshimi i çmimeve të karburanteve me shumicë në Kosovë varet nga çmimet e bursave ndërkombëtare dhe sa herë që atje ka ngritje ose rënie, ajo reflektohet edhe në tregun kosovar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›