Myftiu i zhdukur, Apeli: Rrëmbyesit kanë tentuar përfitim të paligjshëm
TIRANE - Të arrestuarit për rrëmbimin e myftiut të Gostivarit Irfan Idrizi, mund të mos jenë autorët e këtij krimi, por thjesht kanë tentuar të përfitojnë nga kjo ngjarje.
Këtë dyshim e ka hedhur Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila ka vendosur të rihapë shqyrtimin e gjyqësor të çështjes. Sipas Gjykatës një arsye për të marrë këtë vendim të ndërmjetëm ishte fakti se, familjarët e të zhdukurit nuk pranuan të pyeteshin si dëshmitarë të procesit, që u zhvillua për me tepër se tre vjet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po kështu, këta persona në disa prononcime të dhëna në mediat maqedonase, prej nga është origjina e tyre pohojnë se viktima është gjallë. Të paktën bashkëshortja e Idrizit në një intervistë të dhënë për një të përditshme në Shkup pak muaj më parë pohoi se, bashkëshorti i saj ishte gjallë dhe se jetonte në Zagreb te i vëllai që merrej me biznes. Këtë pretendim mbrojtja dhe të pandehurit e kanë mbajtur, që në fillim të procesit gjyqësor, shkak për të cilin kërkuan pyetjen si dëshmitarë të familjarëve të myftiut Idrizi. Por edhe pas dërgimit të disa letër-porosive nga Krimet e Rënda në Maqedoni ishte e pamundur të pyeteshin si dëshmitarë familjarët e Irfan Idrizit. Kjo vazhdoi për rreth një vit me radhë, derisa përgjigjja erdhi pa dëshmitë e tyre, duke bërë që gjykata t'i jepte pafajësi njërit prej të akuzuarve, ndërsa 5 të tjerë t'i dënonte për rrëmbimin e Idrizit, pasi zhdukja e tij nuk u provua.
Por edhe pas kësaj të pandehurit që ndodhen në kafaz, pretendojnë se nuk janë autorë të kësaj vepre dhe se dënimi i tyre në Shkallën e Parë është bërë pa prova të drejtpërdrejta. Duke vlerësuar këto pretendime gjykata rihapi shqyrtimin gjyqësor, ndërsa aktualisht po administron dhe shqyrton deklarimet e disa dëshmitarëve që nuk u pyetën në Shkallën e Parë. fa.ma.