E Diel, 1 Nëntor 2026

Angli/ Mësuesja abuzonte me fëmijët,47-vjeçarja akuzohet për 100 raste

Një mësuese që nga viti 1992 ka abuzuar me fëmijët nga 4 deri në 7- vjeçarë. Ngjarja ka bërë bujë në Britaninë e Madhe ku Karol Klark 47 vjeç akuzohet se ka kryer abuzime sistematike në banjot e shkollës me fëmijë të vegjël.
Në pamje të parë dukest si një mësuese e respektuar e cila jepte mëSim me kohë të pjesshme. Sipas akuzave, 46- vjeaçrja nga Grimsbi të Linkolnshairit në Britaninë e Madhe, rezulton se Karol Klark ka abuzuar seksualisht me disa fëmijë nga mosha katër deri në shtatë vjeç, të paktën 100 hërë që nga viti 1992 deri më sot.
Abuzimet kryeshin sistematikisht në banjot dhe dushet publike, sapo fëmijët liheshin të vetëm. Ka qenë vetë autorja që ka rrëfyer për policinë dhe tashmë çështja ka shkuar në gjykatën e Grimsbit.
Gjatë seancës gjyqsore, gjykatësi është vënë në dijeni të abuzimeve të panumërta ndaj fëmijëve edhe pse numri i saktë i abuzimeve ka mbetur ende për tu vërtetuar.
Mendoj se dhuna ndaj disa fëmijëve ka ndodhur me qindra herë, por fakti më i pa pesueshëm i ngjarjes është se abuzimi ka filluar rreth 17 vite më parë, dhe Klark është arrestuar në janar të këtij viti, kur nga kërkuar ndihmën e një psikologu dhe më pas ka rrëfyer për autoritetet. "Klientja ime po kërkonte të ndihmën më të mirë të mundshme për problemin që kishte". - ka shpjeguar për "Daily Express" Avokati i saj, David Lee.
Veç këtyre ish mësuesja kishte regjistruar edhe dy abuzime seksuale në fillim të qershorit të vitit 1992 dhe tre abuzime të tjera gjatë gushtit të 2008. Një nga abuzimet e kreu në tualetin e një marketi të Grimsbit, ndërsa dy të tjerat në qëndrën Woodhall.
Pedofilët si Karol Klark janë të rralla, i ka thënë trupit gjykues Steëart Waston, rreshter i policisë së Humberside.
Denoncimet për abuzime seksuale nga gratë ndaj të miturve në Angli janë në shifrat 5 për qind dhe 10 për qind.
Por ka akoma persona që nuk pranojnë se gratë abuzojnë seksualisht me fëmijët, por për fat këto bindje po ndryshojnë.
Pra sic thamë mësuesja ka qenë tutore me kohë të pjesshme në kolegjin Franklin të Grimsbit, e cila zhvillonte mësimin e gjuhës angleze për të huajt që prej tetorit të vitit 2003 deri në prill të 2007.
" Kurrë nuk ka pasur nzënës nën moshën 19 vjeç", - ka saktësuar për Daily Mail, Peter Newcome drejtori i këtij instituti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›