E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riker: Të zgjidhet sa më shpejt çështja e emrit të Maqedonisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Filip Riker ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e SHBA-ve për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë duke theksuar se duhet të zgjidhet sa më shpejt kjo çështje. Sipas tij zgjidhja për kontestin e emrit është e mundshme dhe se të dyja palët me ndihmën e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimiç duhet të angazhohen për të gjetur zgjidhje sa më shpejtë që është e mundur.
Riker theksoi se duhet të shfrytëzohet atmosfera e mirë që është krijuar dhe të gjendet një zgjidhje për emrin, që është në interes të të gjithëve. Ai ka mohuar se ambasada amerikane në Shkup është e angazhuar për ta mbyllur këtë çështje, por ka përsëritur se SHBA-të e mbështesin procesin e negociatave që udhëhiqet nga Nimiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›