E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela dy gola në miqësore, nga minuta e parë kundër Mesinës

Ervin Skela, trekuartisti shqiptar i Askolit të Serisë A italiane, pas 45 minutave mbresëlënëse në takimin e humbur të Askolit në transfertë me Atalantën (3-1) do të jetë në nga minuta e parë në takimin e parë që Askoli do të luajë në shtëpi. "Me rikthimin në lojë të Delvekios, dhe futjen e nga minuta e parë e Skelës dhe Galopa besojmë se do të jemi më të përmirësuar në repartin e avancuar. Shpresojmë që të dielën e ardhshme kundër Mesinës të fitojmë", thotë një nga ultrasit e Askolit për corriereadriatico.it.
Skela shënoi edhe dy golat e parë me fanelën e Askoilit edhe pse ato u realizuan në ndeshje miqësore, ku Askli fitoi 14-0 me një miks skuadre të të rinjve të skuadrës dhe një pjese të formacionit të parë që nuk do të jetë në skuadrën që do të nisë takimin kundër Mesinës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›