“Tajsoni shqiptar”, Nuri Seferi përballë rumunit Florin Chidici

Nuri Seferi i njohur me nofkën "Tajsoni shqiptar" do të rikthehet në ring pas një pauze tremujore. Këtë radhë boksieri i lindur në Gostivar të Maqedonisë do të zhvillojë dy mece brenda një periudhe prej më pak se një muaji. Së pari më 16 shtator (të shtunën) do të përballet me boksierin rumun Florin Chidici, i cili ka një karrierë mëse modeste në boksin profesionist ku ka arritur të shënojë vetëm 2 fitore nga 19 mecet sa ka zhvilluar. Ndërsa më 14 tetor Seferi do të ketë një punë më të vështirë pasi përballë do të ketë veteranin Wojciech Bartnik. 38-vjecari polak ka një bilanc prej 12 fitoresh, një barazimi dhe vetëm katër humbjeve në karrierën profesioniste, ndërsa aktualisht është kampion i Polonisë në peshën "kruizer" (deri 90 kg).
Nuri Seferi ka shënuar 16 fitoreve në ringun profesionist, 12 prej të cilave me nokaut, ndërsa ka pësuar 5 humbje.
Liridon Ibërdemaj